Shpërndarja e Sadakatul Fitrit dhe Zeqatit!

Të nderuar anëtarë të QIKSHN’së!

Tashë më që pushimet verore kan kaluar dhe pothuaj të gjithë i janë kthyer punës, shkollimit dhe obligime tjera të përditëshme, ne shpresojmë që të keni kaluar pushime të këndshme pran familjeve tuaja.

Pasi që edhe shumica nga antarët e kryesisë së QIKSHN’së janë kthyer nga pushimet verore, me siguri se të gjithë ata të cilët paguajtën Sakadatul Fitra dhe Zeqat këtë vitë dëshirojnë me siguri të ditë se ku janë dorzuar këto të holla.

Prandaj ne si kryesi e ndijmë për obligim që të ju paraqesim një pasqyr të shkurtër juve të rrespektuar anëtarë që bëtë pagesën e Sadakatul Fitrave dhe Zeqatit për këtë vitë.

Kryesia të hollat e tubuara këtë vitë vendosi që ti shpërndaj si vijon:

Shuma totale (fitra dhe zeqat): kr. 65.100 = (413.698 ден.)

Prej shumës totale Shoqatës Humanitare “Drita” nga Tetova ju dorzuan: 284.790 ден. (kr. 45.049)

Prej shumës totale Forumit Rinor Islam ju dorzuan: 125.598 ден. (kr. 19.530)

Pasi që këto shuma ju shpërndan këtyre dy shoqatave humanitare të lartëpeërmendura, neve na mbeten edhe 3.310 ден. (kr. 521) që u desht të shpërndahet dhe me pajtimin e gjithë antarëve të kryesisë së QIKSHN u vendos që kjo shumë ti dorzohet një personi privat nga f.Xhepçisht z.M.Baftjarit të cilit menduam se ka nevoj për këta të holla.

Kështu që shpërndarja e këtyre të hollave u kry me suksesë dhe ne njeherit lusim Allahun xh. sh. që të gjithë ata që bënë pagesën e Sadakatul Fitrit dhe Zeqatit që ti shpërblejë me të mira si në këtë botë poashtu edhe në botën tjetër!

Bashkangjitur keni edhe fotografit që konfirmojnë dorzim-pranimit e të hollave nga organizatat e lartëpërmendura.

Poashtu këta të dy organizata do të na dërgojnë edhe nga një raport më të detajuar se ku janë shpërndar këta të holla dhe ne do të bëjmë publike raportet kur ti kemi pranuar nga organizatat e lartëpërmendura.

Allahu xh.sh. ju shpërblefte të gjithëve!

Me respekt
Kryesia e QIKSHN’së

Drita

FRIM.Baftjari

 

Print Friendly, PDF & Email