TA NDIHMOJMË TETOVËN – Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

TA NDIHMOJMË TETOVËN

APEL PËR NDIHMË

Me rastin e të reshurave të shumta të shiut më 03. Gusht 2015 në Tetovë dhe fshatrat përreth, nga vërshimet u mbulua i gjithë qyteti i Tetovës dhe fshatrat përreth si Shipkovica, Reçica, Poroj, Xhepçishti, Dobroshti si dhe shumë fshatra tjerë. Nga këto vërshime pësuan shumë banorë të Tetovës dhe fshatrave përreth, ku pati shumë dëmtime, ku si pasoj e vërshimeve Tetovarët humben edhe më të dashurit e tyre pasi që jetën së paku humbën 5 persona ndër to edhe fëmijë të vegjël, ku edhe dyshohet se ka edhe viktima tjera.

Për të zbutur sadopak gjendjet e bashkëatdhetarve tanë në Tetovë dhe fshatrat përreth kryesia e QIKSHN’së mori vendim që të ndërmer një aksion urgjentë humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare që t’ju dal në ndihmë Tetovarëve pasi që ka shumë rrugë që ende janë plotësisht të mbyllura dhe nuk mund të kalohet gjë që e bënë situatën edhe më drastike. Poashtu ka shumë shtëpi të dëmtuara, ku disa kan mbetur pa vendstrehim, te sëmurit pa ilaçe për shkak të rrugve të mbyllura, pa rryme, pa ushqim dhe uji të pijshëm. Me fjalë të tjera gjendja është alarmante dhe Tetovarët sot kam nevoj për ndihmën tuaj më shumë se kurrë, gjë të cilën Tetovarët e merritojn duke patur parasysh kontibutin që kan dhënë në çdo situat të vështir që ka hasur populli shqiptarë.

Sot është rasti që Tetovarëve tu kthehet mirësia dhe prandaj vëllezër dhe motra, të solidarizohemi me familjet tona në Tetovë dhe ti ndihmojmë ata.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë, ndihmat mund ti dorëzojnë direkt në lokalet e QIKSHN’së në Sverres gate 8, 0562 Oslo ku personi i autorizuar nga QIKSHN’ja z.Berat Redzepi do të pranoj ndihmat financiare ditën e Premte nga ora 12.00 e deri më ora 16.00 ose mund të bëni pagesën direkt në këtë llogarin bankare

DNB Bank: 1503.25.27733

Kjo llogari bankare është e hapur që nga ky moment dhe do të mbyllet pas përfundimit të këtij aksioni.

Aksioni përfundon ditën e Hënë më 10. Gusht 2015, ora 13.00

Kontakt telefonat: Berat Redzepi, mob.: 952 33 546 ose qendrën e QIKSHN’së, tel.: 22 35 33 72 dhe mob.: 974 66 371

Ndihma do të tubohen edhe nga xhemati i QIKSHN’së ditën e Premte, mbas namazit të xhumasë!

Kryesia e QIKSHN njëherit familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre ju shpreh ngushllime, atyre që u lënduan gjatë vërshimeve ju dëshiron shërim të shpejte, ndërsa të gjithë ata që kontribojnë në këto momente të vështira Zoti i shpërblefte me të mira si në këtë botë poashtu edhe në botën tjetë.

Aksioni u ndërmor nga QIKSHN

Me respekt QIKSHN

Oslo 05. Gusht 2015

Print Friendly, PDF & Email