U realizua me sukses “Tribuna Fetare me rastin e natës së Israsë dhe Miraxhit”

Të nderuar anëtar/-e,

Sot më datën 25.05.2014 me sukses u realizua “Tribuna Fetare me rastin e natës së “Israsë dhe Miraxhit”

Ligjërues të kësaj tribune ishin imamët e tri xhamive shqiptare në Norvegji, Dr. Musli Verbani (imam në QIKSHN), Mr. Sabri Jonuzi (imam në xhamin e Ryen’it) dhe ef. Bedri Bashota (imam në xhaminë e Drammen’it).

Tribuna u mbajt në xhaminë e re të QIKSHN-së e cila u organizua nga sektori i rinisë muslimane pranë QIKSHN-së.

Në këtë tribun morën pjesë rreth 300 pjesëmarrës nga të tri xhamit shqiptare ku me vëmendje u ndjek ligjërata e tre ligjëruesve pjesëmarrës

Sektori i rinisë muslimane edhe në të ardhmen do të vazhdoj për të organizuar aktivitete te tilla.

Pas tribunës u organizua një dark solemne për të gjithë pjesëmarrësit ku sektori i motrës muslimane pranë QIKSHN-së kishte përgatitur ushqime tradicionale shqiptare.

Të gjithë u ndanë të lumtur dhe me shpres se organizimet te cilat i bene QIKSHN dhe sektori i rinisë  muslimane te jenë frytdhënëse.

Kryesia e QIKSHN-së njëherit shpreh rastin që të falënderoje sektorin e rinisë muslimane për një organizim fenomenal dhe sektorin e motrës muslimane për shërbimin e ushqimit tradicional shqiptarë.

Faleminderime ju përcjellim edhe anëtarëve tjerë të QIKSHN-së që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm me organizimin e kësaj tribune.

Për të shiquar fotografin nga kjo tribune ju mund të vizitoni faqen tone të Facebookut

 

Me rrespekte

Stafi i QIKSHN-së

Print Friendly, PDF & Email