U realizua tribuna fetare!

Gjatë vikendit që shkoi në lokalet e QIKSHN-së, anëtarë të kryesisë dhe aktivistë pranë kësaj qendre, organizuan tribunë fetare me temë: “DASHURIA NË ISLAM” me mysafirë të ftuar nga vendlindja.

Mysafirë të pranishëm ishin, Dr.Zekirja Bajrami, hoxhë Ferid Selimi dhe hafizat, Xhemail Nuhiu dhe Adem Ramadani.

Programin e udhëhoqi imami i përkohshëm në këtë qendër, hoxhë Bexhet Dermjani dhe ishte i hapur për dy gjinit, ku dhe sektori i motrës muslimane pranë kësaj qendre përgaditi sallën e katit të dytë dhe përmes projektorit dhe me zerim përcollen këtë tribunë.

Dr.Zekirja Bajrami, gjatë prezantimit të tij, dhe gjithë bisedës ai para te pranishmëve më së shumti u përqëndrua në bashkim e unitet mes veti, poashtu edhe ajo më kryesorja që ai ceku, që çdo gjë e mirë të bëhet për hirë të Allahut, apo për Allah.

Poashtu z.Bajrami apeloi para të pranishmëve që të rrespektohen rregullat që parashihen në Islam, njiashtu të rrespektohet dhe të kontribohet në aspektin kombetar. Hoxhë dhe profesorë Zekerja Bajrami, porositi që të jemi falënderues këtij shteti për mundësinë e dhënë që ne të praktikojme fenë tonë islame ne shtetin e tyre dhe njëherit duhet jemi falënderues për gjithçka këtë shtet human.

Hoxhë Ferid Selimi gjatë debatimit të tijë, u përqëndrua në disa thënje dhe rregulla kuranore, dhe ju përgjigjë shum pyetjeve që të pranishmit në këtë tribunë ju dërgoninë dy hoxhallarëve nga Shkupi.

Poashtu programin e begatuan edhe ilahit dhe këndimi kuranor nga dy afizat, Ademi dhe Xhemaili.

Në këtë tribunë të pranishëm ishin edhe imamët e dy qendrave fetare si edhe at në Ryen, Oslo dhe në Drammen.

Kjo tribunë zgjati plotë 2:30 min. dhe dy sallat e xhamisë ishin të mbushura.

Tribunë fetare 24102015 (1) Tribunë fetare 24102015 (2) Tribunë fetare 24102015 (3) Tribunë fetare 24102015 (4) Tribunë fetare 24102015 (5) Tribunë fetare 24102015 (6)

Print Friendly, PDF & Email