Urime muaji i Ramazanit!

Kryesia e QIKSHN’së shpreh rastin që të gjithë besimtarëve muslimanë t’ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit duke e lutur All-llahun xh.sh. që të na lehtsoj agjërimin dhe të na i pranojë lutjet dhe ibadetet tona që do të bëjmë gjatë këtij muaji.

QIKSHN’ja njëkohësisht ju informon se namazi i jacisë dhe taravisë do të falet çdo natë në ora 24:00 gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Për çdo ditë pas namazit të drekës do të ketë lexim të Kur’anit si dhe pas namazit të ikindijës do të ketë ligjërata për çdo ditë sipas nevojës dhe kërkesave nga xhemati.

Me respekt
Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email