Faqja e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji me dizajn të ri!

Të nderuar vizitor,

Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh, Zotit të botërave, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi Muhammedin a.s, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e Tij.

Pas një kohe të gjatë dhe me ndihmën e të Lartmadhërishmit Allah, arritëm që webfaqen e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ta publikojmë me një dizajn të ri dhe me mundësi të reja të informimit.Si edhe në verzionin e kaluar të kësaj faqeje, edhe në këtë verzion do të keni mundësi të lexoni artikuj me tematikë të ndryshme si dhe artikuj tjerë interesant.

Mestjerash në këtë faqe do të mund të paiseni edhe me informata të ndryshme rreth qendrës sonë, mundësinë e antarsimit dhe për aktivititetet e ndryshme që zhvillohen mbrenda QIKSHN-së.

Një risi tjetër është edhe mundësia për tu regjistruar në “Newsletter”. Ju duhet ta jepni e-mail-adresën tuaj, kurse ne sipas nevojës do t´ju dërgojmë përmes e-mailit lajme dhe informata të ndryshme dhe të rëndësishme.

Faqja edhe në të ardhmen vazhdimisht do të plotësohet me përmbajtje dhe funksione të reja.

Idetë, sygjerimet apo kritikat tuaja lidhur me  këtë faqe, na i dërgoni përmes e-mailit në rubrikën “Kontakt”.

Duke shpresuar se do të mund tju prezentojmë një faqe në nivel të duhur, ju përshëndesim dhe ju urojmë çdo të mirë.

Me respekte

Redaksia e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Print Friendly, PDF & Email