Gusli

Definicioni: Të larët e trupit nga xhunubi, hajdi dhe nifasi (menstruacionet) quhet “gusul”. All-llahu xh.sh. e ka bërë të mundur që çdo njeri kur të arrijë në moshën madhore, me disa shenja ta kuptojë se ky njeri është i ngarkuar me detyra (obligime) fetare. 

Tek meshkujt: kur i riu arrin moshën 15 vjeçare, ndodh edhe më parë, në disa raste nga organi i urinës fillon t`i dalë një ujë i bardhë i cili quhet spermë, e me këtë shenjë kuptohet se ky ka hyrë në moshën madhore (bylyk).

Tek femrat: kur femra i mbush 13 vjet, por mund edhe më parë kjo varet nga kushtet klimatike në të cilën jeton, sepse në vendet e nxehta shenjat e pjekurisë, fillojnë të duken edhe më herët. Nga organi i urinës së femrës fillon tì rrjedhë një lloj gjaku që quhet hajd (menstruacion). Në rastet e posa përmendura meshkujt ose femrat konsiderohen të papastër.

SHKAQET TË CILA LARJEN E TRUPIT E BËJNË FARZ

  • Polucioni pas ëndërrimeve të cilat shkaktojnë shpërthimin e spermës, dhe nga kjo hetohet gjurmë në rroba ose shtroje, dhe nga qitja e spermës pas ngacmimit të epsheve
  • Pas përfundimit të hajzit dhe nifasit
  • Pas çdo kënaqësie seksuale (me ejakulacion ose pa të)

FARZET E GUSLIT

  • Të shpëlarit e gojës
  • Të shpëlarit e hundës
  • Të larit e tërë trupit, deri sa të mos mbetet edhe pjesa më e vogël e lëkurës pa larë

SUNNETET E GUSLIT

  • Nijeti (vendosja) për të larë trupin nga xhunubi
  • Të përmendurit Zotin në fillim
  • Të mënjanohet ndyrësia nga trupi, para se të filLoj të lajë tërë trupin
  • Të merRet abdes para larjes së trupit
  • Të fërkohet trupi gjatë larjes
  • Të fillohet larja prej kresë, anën e djathtë, pastaj të majtën
  • Tri herë të lahet trupi në tërësi

KUR NJERIU ËSHTË I PAPASTËR (xhunub) E KA TË NDALUAR:

  • Faljen e namazit
  • Leximin e Kur’anit
  • Hyrjen në xhami
  • Tavafin rreth Qabes

HAJDI-NIFASI-ISTIHADA

Këto janë dukuri të veçanta që i përkasin gjinisë femërore, të cilat janë të lidhura me funksionet e organeve trupore të tyre.

HAJDI (Menstruacioni): është dukuri periodike e femrave të moshës madhore, kur nga mitra fillon të rrjedhë gjak, gjatë ditëve të caktuara. Zakonisht kjo rrjedhje e gjakut zgjat 3 ditë deri në 10 ditë.

NIFASI: I përngjan hajdit, që te femra paraqitet pas lindjes së fëmijës. Nifas mund të mos ketë femra fare, e më së shumti nifasi zgjatë 40 ditë, në qoftë se vazhdon rrjedhja mbi 40 ditë, ajo nuk është më nifas por është istihada. Nuk konsiderohet gruaja e pastër përderisa të jetë me hajd ose me nifas. Në këtë gjendje femra nuk mund të falet e as të agjërojë.

ISTIHADA: Quhet rrjedhja e gjakut te femra jashtë periodës së hajdit dhe nifasit. Në këtë gjendje femra konsiderohet e pastër, ka të drejtë ti kryej të gjitha obligimet fetare.

Print Friendly, PDF & Email