Shehadeti

KELIMEI – SHEHADETI

Sharti i parë islam është: DËSHMIA ISLAME, Kelimei – Shehadeti, i cili shqiptohet:

ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LELLAH, VE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU VE RESULUHU.

Përkthimi:

Unë besoj dhe dëshmoj se vetëm Allahu është Zot dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i dërguari i Zotit.

Kelimei – Shehadetin së paku një herë në jetë është e nevojshme që të shprehet sinqerisht. Fjala >>shehadet<< do të thotë: të vërtetosh dhe dëshmosh haptas, pa droje dhe frikë atë që e beson.

Me këtë, ne besojmë dhe pranojmë dy elemente të vërteta të besimit: njësinë e Zotit dhe profetësinë e Muhammedit a.s. Me këtë deklarojmë përkatësin.