Pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s, u lind ne Mekke, ditën e hënë të REBIUL EVELIT, 20 prill 571. Babai i tij e ka pasur emrin Abdullah, kurse nëna Emine.
Muhammedi a.s. e ka pasur edhe gjyshin i cili është quajtur Abdulmutalib dhe minxhen Ebu Talibin. Baba i Muhammedit a,s, Abdullahu ka ndërruar jetë dy muaj para lindjes së tij. Arabet e kan pasur traditë që fëmijët e tyre të vegjël t’i çojnë në fshate ku do të thithin ajër të pastër, kështu veproi edhe nëna e Muhammedit a.s., hazreti Eminja, e cila ia dha djalin e vet nje gruaje me emrin Halime, prej fisit Benu Sa’d.
Halimeja dhe buri i saj, Harithi, ishin shumë të varfër, e pikërisht atë vit në mbarë fisin Sa’d mbretëronte skamja dhe uria e madhe, mirpo, kur në mesin e tyre erdhi Muhamedi a.s. për një kohe të shkurtër gjendja e tyre ndryshoi, dhentë dhe dhitë e tyre filluan të japin qumësht shumë më mirë se më parë, hurmat filluan të japin më shumë frute, shiu filloi të binte më shpesh, kullosat filluan të rriten më shumë, kështu që ata tashmë kishin çdo gjë. Duke parë këtë mrekulli, Harithi një ditë i tha gruas së vet: «Moj grua, ky fëmijë është fatbardhë.
Që kur na e solle ti neve, ne prej atëher kemi bollëk, ruaje mirë». Dhe me të vërtetë, prej atëherë Halimeja ka pasur kujdes ndaj Muhamedit me shumë se ndaj fëmijës së vet. Kur u rrit pak Muhammedi, nëna e vet e kërkoi ta ktheje në shtëpi, mirpo Halimeja iu lut që ai të qëndrojë ende tek ajo, kështu që Emineja u pajtua. Më në fund Halimeja përsëri ia ktheu nënës së vet. Atëherë Muhammedi a.s. kishte katër vjet.
Dy vjet më vonë, pra, kur Muhammedi a.s. i mbushi gjashtë vjet, mbeti jetim. Mirëpo, ai nuk mbeti i humbur. Allahu xh.sh. kujdeset per çdokë, andaj u kujdes edhe për Muhammedin a.s. siç thuhet në Kur’anin famëlartë: [A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, Ai të begatoi] A/6,7,8. El-Duha. Kur Muhammedit a.s. i vdiq edhe nëna, e mori në mbikqyrje gjyshi i tij, Abdulmutalibi, i cili e ka dashur aq shumë sa që i ka harruar fëmijët dhe nipat e vet.
Ai e ka dashur shumë ngase qysh atëherë hetoi tek ai virtyte të njerëzve të mëdhenj dhe fisnikë. Shpesh herë për të thoshte: «Atë e pret detyrë e madhe». Mirëpo, gjyshit të tij nuk i ishte shkruar që të përjetojë atë që prite prej nipit të tij, sepse së shpejti vdiq, kur Muhammedi a.s. i mbushi tetë vjet, duke e lënë në mbikqyrje të djalit të vet, mixhës së Muhamedit a.s. Ebu Talibit. Edhe mixha e ka dashur shumë, e ka ruajtur dhe është kujdesur për të deri kur u bë pejgamber i Allahut, kështu që edhe pas kësaj ka qenë miku dhe mbrojtësi më i madh i tij.
Mixha i Muhammedit a.s. ka qenë tregtar, si edhe shumë arabë tjerë, të cilët kanë jetuar nëpër qytete, kështu që shpesh herë për tregti shkonte bile edhe deri në Sham(Siri). Me vete ai disa herë e ka marrë edhe Muhammedin a.s. Njëherë gjatë udhëtimit kthyen në një manastir ku shërbente një prift me emrin Behira.
Ky prift e pa Muhammedin a.s. i tha Ebu Talibit: » Mik i dashur, mos e merr me vete këtë fëmijë në Sham(Siri), sepse si duket ky fëmijë do të jetë i dërguar i fundit i Zotit, ky fëmijë i ka të gjitha shenjat e pejgamberllëkut që përshkruhën në librat e vjetra». Ky prift e këshilloi Ebu Talibin që mos e marrë me vete Muham edin a.s. në Siri sepse mund t’i ndodh ndonjë e keqe. Ebu Talibi e donte shumë Muhammedin a.s. andaj posa i dëgjoi fjalët e priftit menjëherë aty e shiti mallin e vet dhe u kthye ne Mekke. Muhammedi a.s. atëherë kishte 12 vjetë.
Prej asaj dite Ebu Talibi ka filluar ta dojë dhe të kujdeset për të edhe më shumë. Për dallim nga fëmijët tjerë Muhammedi a.s. ishte më i njerzishëm, më i urtë, më i drejtë dhe posedonte edhe virtyte tjera te larta. Gjithmonë e ka folur të vertetën, nuk ka adhuruar idhujt, e as që ka pirë ndonjëherë pije alkoholike, është larguar nga e gjithë ajo që është e keqe, shkurt ka mundur të shërbejë si shembull në çdo pikpamje, andaj nuk është edhe çudi që përpos gjyshit dhe mixhës e kanë dashur të gjithë dhe e kanë thirrë me emrin El-Emin (besnik, i besueshëm, i drejtë). Derisa ai ishte i tillë, arabët e tjerë jetonin një jetë të shfrenuar.
Nuk besonin në Allahun xh.sh. por iu faleshin idhujve, të cilët i mbaronin vetë, pinin pije alkoholike dhe jetën e kalonin në lojë dhe papunësi. Kishin rënë aq poshtë sa që fëmijët e vet femra i varrosnin të gjallë. Përpos kësaj ata kanë jetuar në zënka dhe të përçarë, prandaj Muhammedi a.s. është larguar prej tyre.
Në moshën 25 vjeçare, Muhammedi a.s. u martua me hazreti Hatixhen, e cila i lindi dy djemë, Kasimin dhe Abdullahun, dhe katër vajza: Zejneben, Rukijen, Umi Kulthumen dhe Fatimen. Hazreti Hatixheja e para e pranoi Fenë Islame mbas Muhamedit a.s. të cilën në çastet më të rënda e ngushllonte dhe e qetsonte, andaj Muhammedi a.s. shumë e donte dhe pas vdekjes së saj shpesh herë e përkujtonte.
Muhammedi a.s. u bë pejgamber në moshën 40-të vjeçare. Edhe para kësaj kohe filluan t’i paraqiten shenjat e pejgamberllëkut, prandaj më tepër dëshironte të vetmohej.
Ai në prag të pejgamberllëkut e kishte traditë të largohej nga Mekka dhe të shkojë në shpellën Hira, ku e kalonte kohën në lutje dhe devotshmëri. Në atë vend, në muajin Ramazan për herë të parë iu paraqit meleku XHIBRIL dhe ia solli shpalljen e parë nga Allahu xh.sh., ajetet e para të sures El Alak: Lexo, mëso në emër të Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë! Në këtë mënyr Muhammedi a.s. e pranoi urdhërin që të thërret në Islam fshehurazi edhe atë vetëm të afërmit e vet.
E para e pranoi Fenë Islame pas Muhammedit a.s., gruaja e tij, hazreti Hatixheja, mandej hazreti Ebu Bekri, hazreti Aliu e kështu me radhë Islami filloi të përhapet dhe muslimanët dita ditës gjithë e më tepër shtoheshin. Muhammedi a.s. ka thirrë në Islam fshehurazi tre vjet me radhë e pastaj i zbriti ajeti: Haptas predikoje atë që të është urdhuruar. Atëherë filloi të thëret haptazi.
Muhammedi a.s. kur filloi të thërret në Islam, mushrikëve kjo nuk u vinte mirë. Mushrikët me pa dëshirë e dëgjon atë se si e sulmon fenë e tyre të vjetër, si i gjykon shtrembërimet e tyre, mirëpo prapseprapë ngushëlloheshin me atë që Muhamedi a.s. nuk e bën haptazi. Kur filloi ai të thërret në Fenë Islame haptazi, atëherë mushrikët filluan ta sulmojnë me të madhe Muhammedin a.s. dhe shokët e tij.
Edhe pse ata e urrenin Muhamedin a.s. nuk guxonin të ndërmerrnin asgjë kundër tij, sepse atë e mbronte mixha i vet, Ebu Talibi, por ata armiqësinë dhe dhunën e ushtronin mbi muslimanët e pambrojtur, që ata t’i detyrojnë të kthehen në fenë e tyre të vjetër. Këto sulme dita ditës shtoheshin dhe bëheshin më të padurueshëm, kështu që shumë muslimanë u detyruan ta lëshojnë Mekken dhe me dy hove të shpërngulen në Abisini, e më vonë edhe në Medine.
Sulmet e pa besimtarëve mbi muslimanët nuk u ndalën, por përkundrazi bëheshin gjithë e më të padurueshëm, sidomos pas vdekjes së mixhës së Muhammedit a.s., Ebu Talibit, i cili e ka mbrojtur deri në vdekje nga pabesimtarët.Të njëjtin vit pak para vdekjes së Ebu Talibit, i vdiq edhe gruaja e parë, hazreti Hatixheja. Për këtë shkak Pejgamberi i Allahut shumë u dëshpërua dhe ky vit u quajt ,viti i dëshpërimit.
Mbas vdekjes së Ebu Talibit, Muhammedi a.s. e pa se nuk mund të qëndrojë më në, Mekke, andaj vendosi që së bashku me muslimanët e tjerë të shpërngulet në Medine, ku ishin shpërngulur gati të gjithë muslimanët, dhe ku Islami tashmë ishte përhapur dhe ishte forcuar mjaft. Kur pabesimtarët morën vesh se çka ka vendosur Muhammedi a.s. u besatuan që ta vrasin, por kjo nuk u shkoi përdore, sepse atë natë kur pabesimtarët e kishin rrethuar shtëpinë e tij, ai me ndihmën e Allahut xh.sh. doli nga shtëpia pa u hetuar dhe me hazreti Ebu Bekrin shkoi në Medine.
Kjo shpërngulje e Muhammedit a.s. prej Mekkes në Medine quhet hixhret. Prej kësaj date të rëndësishme muslimanët e llogaritin kalendarin e tyre hixhrij. Pas hixhretit (shpërnguljes) për një kohë të shkurtër, e gjithë Medineja me rrethinën e saj e pranoi Islamin. Mirëpo, pabesimtarët as në Medine nuk e lanë të qetë Muhammedin a.s. dhe shokët e tij, por edhe më tej i sulmonin, kështu që në mes muslimanëve dhe pa besimtarëve zhvillohej një luftë e vërtetë.
Muslimanët në krye me Pejgamberin a.s. me ndihmën e Allahut xh.sh. gjithmonë dilnin ngadhnjimtarë. Feja Islame përkundër dëshirës së pabesimtarëve gjithë e më shumë përhapej dhe muslimanët dita ditës gjithë e më shumë shtoheshin. Pabesimtarët e panë se ishte e kotë të luftohet me ta, andaj muslimanët pa kurrfarë rezistence e morën edhe Mekken.
Kur Pejgamberi i Allahut me shokët e tij hyri në Mekke, mekasit, të cilët ende nuk e kishin pranuar Islamin, të frikësuar pritnin se çka do të ndodhë me ta. Mirëpo, Muhammedi a.s. kur erdhi iu drejtua atyre dhe u tha: Vallë ç’mendoni, ç’do të bëjë unë me ju tash? «Ne prej teje presim vetëm mirë, o njeri fisnik» -u përgjigjën ata». Pejgamberi a.s. vazhdoi dhe tha: Sot unë po ua them juve atë çka ju tha Jusufi a.s. vëllezërve të vet: «Unë do të kërkoj nga Zoti im faljen tuaj.
Ai le t’ua falë. Ai është mëshirues». Kur pa besimtarët e panë se Muhamedi a.s. sillet aq mirë ndaj tyre, të gjithë e pranuan Islamin dhe u bënë shokë të tij, sikur të gjithë muslimanët e tjerë. Edhe pse u çlirua Mekka, Muhammedi a.s. nuk qëndroi aty, por për t’iu falenderuar medinasve, të cilët në çastet më të vështira e pranuan, përsëri u kthye në Medine. Vitin e dhjetë hixhri, Muhammedi a.s. erdhi për herë të fundit në Mekke që ta kryej haxhin, i cili edhe quhet «Haxhi lamtumirës».
Këtu Pejgamberi i All-llahut më së miri e shihte suksesin e punës së vet dhe me kënaqësinë më të madhe shikonte para vetes mija e mija muslimanë të cilët për herë të fundit i këshillonte të ndjekin rrugën e All-llahut xh.sh., rrugën e mirëkuptimit, rrugën e ndihmës që duhet dhënë njëri tjetrit.
Gjithashtu i këshillonte që tu largohen armiqësive, rrenave dhe veprave tjera të këqia, të cilat i ka ndaluar Kur’ani. Pas kësaj i pyeti të pranishmit se a e ke kryer plotësisht detyrën e vet, në çka iu përgjigjën me qindra mijëra zëra: «Po, o i dërguar i Zotit».
Në atë rast ua lexoi edhe ajetin e fundit të Kur’anit: Sot juve ua kam përsosur fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj (A\3 sure Maide). Shumë muslimanë e panë se së shpejti do të ndahen nga Pejgamberi i tyre. Ashtu edhe ndodhi. Muhamedi a.s. pas një smundjeje të shkurtër kaloi në botën më të mirë në moshën 63 vjeçare, në vitin e 11 hixhri (më 8 qershor të vitit 632 miladi).
VETIT E MUHAMMEDIT A.S.
Të gjithë të dërguarit e Allahut xh.sh. kanë pasur veti të përsosura trupore dhe shpirtërore. Muhammedi a.s. pejgamberi i fundit dhe më i dashur i Allahut xh.sh., gjithashtu është dalluar me sifate të bukura dhe të përsosura trupore e shpirtërore.
As’habët (shokët e Muhamedit a.s.), të cilët kanë jetuar me të, siç kanë qenë, për shembull, Ebu Bekri r.a., hazreti Aliu etj, tregojnë se Muhammedi a.s. ka qenë me trup mesatar, me fytyrë të çelë e pak zeshkanë, me sy të zi e të mëdhenj, me vetulla të holla e të gjata, me madhësi mesatare të gojës prej së cilës shpesh shkëlqenin si margaritarë dhëmbët e tij të bardhë pak të rrallë, me hundë të drejtë në mes pak të ngritur, me ballë të lartë, me flokë të gjata pak kacurrela, me mjekër të shpesht dhe të zezë, me qafë të gjatë dhe të bardhë, me gjoks të gjerë, me muskuj shumë të fortë, me krahë të gjatë e pëllëmbë të gjera, me tabane të fortë, me lëkurë mjaft të limuar e të butë.
Të gjitha shqisat trupore i ka pasur jashtëzakonisht të zhvilluara, e dëgjonte zërin shumë larg. Po ashtu e ka pasur mjaft të zhvilluar të pamurit. Mirë i dallonte gjërat e imta prej shumë larg. I shihte disa yje, që të tjerët vështirë se i shihnin. Zërin, gjithashtu e ka pasur të fortë dhe të këndshëm. Kjo posaçërisht vërehej kur lexonte Kur’an me zë. Gjithmonë dukej i lumtur dhe fytyrëqeshur. Me çdokë ishte i njerzishëm.
Për te ishin plotësisht të barabartë i pasuri si dhe i varfëri. Fjalimin e çdo kujt mirë e dëgjonte dhe nevojën çdo kujt ia plotësonte. Posaçërisht me të varfërit dhe të doptit sillej mirë, dhe gjithmonë i mbronte dhe i ndihmonte. Asgjë nuk mund të krahasohet me bujarinë dhe fisnikërinë e tij.
Xhabir ibn Abdullahu thotë: Kur dikush ka kërkuar ndihmë prej Muhammedit a.s. ai asnjëherë nuk e ka refuzuar, askujt nuk i ka thënë: Nuk kam apo nuk të jap. Posaçërisht shumë iu ka ndihmuar të varfërve në muajin Ramazan. Kur e takonte dikë, jepte i pari selam, bile edhe fëmijëve të vegjël.
Ndaj të gjithëve tregohej i gëzuar dhe fytyrëqeshur dhe me çdokë sillej mirë. Kur takohej me dikë e kishte traditë t’ia japë dorën, e atë (që ia jepte dorën) e përshkronte një erë e mirë. Sipas kësaj ere të mirë kan mundur të njihen fëmijët, të cilët ai i ka përgdhelur. Nuk ka kërkuar e as që ka lejuar t’i bëhet ndonjë nder i veçantë.
Nuk ka lejuar bile edhe në këmbë t’i çohen, kur ka hyrë diku. Në shoqëri ishte i gëzuar dhe i disponuar. Fliste ngadalë, rrjedhshëm dhe kuptueshëm, kështu që fjalimin e tij ka mund ta kuptojë dhe ta mbajë mend çdonjëri që ndodhej aty.
Asnjëherë nuk bisedonte për gjëra të kota. Gjithmonë bisedonte për atë që do të ishte e dobishme për të pranishmit, qoftë për këtë ose për botën tjetër. Muhammedi a.s. edhe armiqëve të vet më të mëdhenj, bile edhe atyre që kishin ardhur ta vrasin, ua fali, kjo qe shkak që të gjithë ta pranojnë Islamin, duke e parë butësinë dhe mirësinë e tij që tregoi ndaj tyre.
Ndonjëherë, por shumë rrallë bënte shaka me as’habët e vet, mirëpo, kurrë nuk e tepronte e as që bënte shaka të ofendojë dikë. Në jetën e përditshme ishte serioz dhe i zhytur në mendime.
I këtillë ishte pejgamberi i fundit i Allahut xh.sh., Muhamedi a.s. Allahu xh.sh. na urdhëron në Kur’an që atë ta marrim shembull, dhe thotë: Lekad kane lekum fi resulilahi usvetun hasenetun, që do të thotë: «Padyshim ju në Të dërguarin e Zotit keni shembullin më të mirë».
Andaj, vëllezër të dashur, Pejgamberin tonë ta marrim shembull për çdo gjë, të punojmë atë çka na ka urdhëruar ai, më shpesh t’i dërgojmë atij salavate, në këtë mënyrë do të bëhemi muslimanë dhe muslimane të mira.