VE MELAIKETIHI – TË BESUARIT NË MELEKTË E ZOTIT
Melekët (engjëjt) janë krijesa të padukshme. Zoti xh.sh. ato i krijoi nga nuri (drita) dhe u caktoi detyra të veçanta. Ato nuk jetojnë sikur njerëzit, sepse nuk hanë, nuk pinë, nuk gabojnë, as që kanë në ëndje, e me kënaqësi i kryejnë detyrat e veta! Zoti xh.sh. u ka dhënë melekve aftësi të madhe që ti kryejnë detyrat e veta në tokë e në gjithësi.
Ne nuk dimë se ç’formë kanë melektë dhe sa janë. Dimë vetëm emrat e disave dhe ç’farë detyrash kanë, si: Xhebraili, Mikaili, Azraili, Israfili dhe melektë e quajtur >>Kiramen Katibin<<. Xhebraili ua ka sjellë shpalljen të dërguarve të Zotit xh.sh., Azraili ka detyra të caktuara me rastin e ndarjes së shpirtit prej trupit, kurse >>Kiramen Katibinët<< e përcjellin njeriun, e sjellin mendime të mira dhe i shkruajnë veprat e tij.
Duhet ditur, se ekziston një qenie e padukshme, e cila e rrëmben idenë njerëzore dhe njeriun e shpie kah e keqja. Ai është shejtani (djalli), të cilin i Plotëfuqishmi Allahu xh.sh. e mallkoi për shkak pa dëgjueshmërisë. secili mysliman e myslimane duhet të ruhet nga shejtani i mallkuar, të luftojë kundër ti duke punuar vepra të mira, e duke u larguar nga ato të këqijat të cilat shejtani i sjell dhe i nxit.
Nga shejtani i mallkuar më së lehti shpëtojmë kur e shprehim fjalën: EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM – (E lusë Zotin të më ruaj nga shejtani i mallkuar!).
Gjithashtu kur dëshirojmë që puna t’na jetë e dobishme dhe me hajr, e gjatë kryerjes t’na pëcjellë ndihma dhe mëshira e Zotit, duhet ta fillojmë atë punë me fjalët: BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM – (Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit!).
Të shprehurit e >>Besmeles<< na ka porositur pejgamberi jonë i dashur Muhammedi alejhis-selam.