Duhet ditur se nuk mjafton vetëm të besohet, por duhet gjithmonë dhe në kohë t’i kryejmë detyrat islame.
Detyrat islame janë pesë:
-
Shqiptimit i dëshmisë islame – Kelimei – shehadeti
-
Falja e namazeve të përcaktuar
-
Agjërimi i muajit të Ramazanit
-
Dhënia e zekatit
-
Kryera e haxhit
Këto detyra quhet shartet islame, dhe janë të përcaktuara në Kur’an si urdhra të domosdoshëm (farze) dhe e kemi për detyrë t’i kryejmë gjithmonë. Ata të cilët nuk i kryejnë, meritojnë dënimin e Zotit. Prindërit e kanë për detyrë t’ua mësojnë fëmijëve të vet se si zbatohen këto detyra, t’u a bëjnë shprehi kryerjen e tyre.