Të nderuar anëtarë,
Ju rikujtojmë se pagesa e rregullt e Fondit të Kufomës është përgjegjësi e çdo anëtari që dëshiron të gëzojë të drejtat dhe mbulimin e paraparë nga ky fond.
Fatkeqësisht, kemi raste kur disa anëtarë nuk i kryejnë pagesat rregullisht, ndërsa në rast nevoje paraqiten me kërkesën që QIKSHN-ja t’ua mbulojë shpenzimet e plota.
Ju bëjmë me dije se mos-pagesa e rregullt ndikon drejtpërdrejt në të drejtën për përfitim të plotë nga Fondi i Kufomës, sipas rregullave dhe kushteve të fondit.
Prandaj, ju lutemi që të kontrolloni pagesat tuaja dhe, nëse keni detyrime të papaguara, t’i shlyeni ato me kohë. Fondi funksionon mbi solidaritetin dhe përgjegjësinë e përbashkët të të gjithë anëtarëve.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e rregullave të Fondit të Kufomës.
Për çdo pyetje apo informatë, kontaktoni përmes e-post: adm@qiksh.no ose mob. 97466371.

