Fondi i kufomës

KUSHTET MBI FONDIN E VARRIMT – KUFOMËS

E drejta e shfrytëzimit të fondit të kufomës vlen vetëm për anëtarët e QIKSHN’së. Personat që nuk janë anëtarë të QIKSHN’së dhe bëjnë pagesën, nuk u jepet e drejta e shfrytëzimit të këtij fondi.

Të drejtat e shfrytëzimit të këtij fondi

▪ pagesa në vitin e parë e fiton 10% të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi
▪ pagesa në vitin e dytë e fiton 25% të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi
▪ pagesa në vitin e tretë e fiton 50% të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi
▪ pagesa në vitin e katër e fiton 75% të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi
▪ pagesa në vitin e pestë e më shumë e fiton 100% të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi

Nëse personi ka paguar rregullisht për ç’do vit, i fiton të drejtat e shfrytëzimit të fondit sipas pasqyrës së lartpërmendur. Mos pagesa e rregullt e këtij fondi e humb të drejtën e plotë të saj, dhe duhet të filloj nga fillimi për shfrytëzimin e fondit.

Në raste kur anëtarit të QIKSHN i vjen ndonjë mysafir në vizitë paguan kr. 1.000,- për qëndrimin e tij 3-6 muaj si mysafir në këtë rast e fiton të drejtën 100%. Mysafiri duhet të dokumentojë se nuk vuan nga ndonjë sëmundje dhe të vërteton se posedon sigurim udhëtimi dhe sigurim shëndetësor nga shteti amë.

Vërejtje!

▪ Nëse mysafiri është i sëmurë dhe vjen në Norvegji për rast shërimi në spital, mysafirit nuk i jepet e drejta e shfrytëzimit të këtij fondit.
▪ Mysafirëve poashtu nuk ju mbulohen shpenzimet e transportimit të kufomës në qoftë se kalojnë kufijët e shtetit Norvegjez gjatë periudhës që ata janë mysafir në Norvegji.

Ç ‘farë mbulon – Fondi i Kufomës?

  • Përgatitjen e kufomës sipas ritualeve fetare islame (shpenzimet e Agjencisë së Funeralit “Begravelsesbyrås” në bazë të përqindjes së shfrytëzimit të fondit)
  • Pregatitjen e të gjitha dokumentacione të nevojshme (në spital, polici dhe abmasadën e shtetit amë)
  • Shpenzimet e Teologut (imamit) për faljen e namazit të kufomës
  • Varrimin e kufomës në një ndër varrezat më të afërta muslimane në Norvegji (në rastet kur familja dëshirojnë që varrimi i kufomës të bëhet në një komunë tjetër në Norvegji, familja duhet vetë të mbuloj shpenzimet e taksave komunale)
  • Transportimin e kufomës me aeroplan nga Norvegjia deri në aeroport të vendlindjes
  • Në raste epidemie/pandemie (si psh.: sëmundje të rënda infektive që përhapet shpejtë midis njerëzve) QIKSHN mbulon shpenzimet deri në maksimum kr. 70.000,- inkuadruar pregatitjen dhe transportimin e kufomës mbrenda Norvegjisë ose transportin për në vendlindje deri në aeroport të vendlindjes. Të gjitha shpenzimet në raste që tejkalojnë shumën maksimale kr 70.000,- familjarët e afërt të personit që ndron jetë janë të obliguar që ti mbulojnë vetë shpenzimet shtesë.

Në raste udhtimi jashtë Norvegjisë, anëtarët janë të obliguer të posedojne sigurim udhëtimi dhe sigurim shëndetsor pasi që «Fondi i Kufomës» nuk mbulon transportimin e kufomës jashta kufijëve të Norvegji.

Ç ‘farë nuk mbulon – Fondi i Kufomës?

  • Transportimin e kufomës nga një shtet jashtë Norvegjisë për në Norvegji apo për në vendlindje. Ne raste te tilla familja e afërt është e obliguar të sigurojë transportimin e kufomës prej një shteti tjetër për në Norvegji apo për në vendlindje
  • Shpenzimet e udhëtimit për shoqërues/ndjekës të kufomës apo anëtar tjetër të familjes për në vendlindje
  • Transportimin e kufomës prej aeroportit në vendlindje deri në shtëpin- apo banesën e kufomës në vendlindje
  • Asnjë llojë dëmshpërblimi tjetër për anëtarët e ngusht të familjes
  • Përgatitjen, varrimin, transportin apo shpenzime tjera rreth përgatitjes së kufomës/varrimit në qoftë se anëtari ndërron jetë në vendlindjen e tij
  • Shpenzimet e shërbimeve tjera shtes (si rezervim të vendit te varrezat për anëtarët tjer të familjes, shpenzimet e gurrëve të varrit apo dekorime të ndryshme rreth varrit, etj.)
  • QIKSHN nuk bënë asnjë lloji kompensimi të të hollave në raste kur NAV-i mbulon një pjesë të shpenzimeve të kufomës, Agjencionit për Funeral ”Begravelsesbyrå’së”
  • Në raste epidemie/pandemie (si psh.: sëmundje të rënda infektive që përhapet shpejtë midis njerëzve) QIKSHN nuk mbulon shpenzimet që tejkalojnë shumën maksimale mbi kr. 70.000,- inkuadruar pregatitjen dhe transportimin e kufomës qoftë mbrenda Norvegjisë apo transportin e kufomës për në vendlindje.
  • Në raste epidemie/pandemie (si psh.: sëmundje të rënda infektive që përhapet shpejtë midis njerëzve) ku si pasoj e epidemis/pandemis është e pamundur transportimi i kufomës për në vendlindje, QIKSHN nuk mban përgjegjësi për organizimin dhe sigurimin e transportimit të kufomës për në vendlindje dhe familjarët e afërt të personit që ndron jetë janë të obliguar që organizimin dhe transportim e kufomës ta bëjnë vetë.

SI DUHET VEPRUAR NË RAST VDEKJE TË NDONJË ANËTARI TË FAMILJES?

Në rast vdekje të ndonjë anëtari të familjes ju së pari duhet të kontaktoni QIKSHN-in në tel.: 22 35 33 72 ose mob.: 974 66 371 (prej orës 08.00 – 18.00).

Në qoftë se rasti ndodhë në banesë/shtëpi ju duhet së pari të kontaktoni me ndihmën e shpejtë në telefon 113 dhe pastaj të lajmëroni rastin tek ne ose direkt tek agjencia e funeralit.

Në raste urgjente ju mund të kontaktoni me bashkëpunëtorin tonë, agjencinë e funeralit (Begravelsesbyrået) “Al-Khidmat” në telefonin kujdestar 408 33 333 (i hapur 24 orë) ose vizitoni webfaqen www.alkhidmat.no

Nëse ju kontaktoni direkt me agjencinë e funeralit “Al-Khidmat”, është me rëndësi që ti informoni ata të agjencisë se jeni anëtar i qendrës sonë dhe pastaj të na lajmëroni edhe neve për rastin.

Pas kontaktimit, QIKSHN-i ka përgjegjësinë për organizimin dhe angazhimin e:

▪ Agjencisë së Funeralit “Begravelsesbyrås” për përgatitjen e kufomës sipas ritualeve fetare islame
▪ Teologun (imamin) për faljen e namazit të kufomës
▪ Varrimin e kufomës në një ndër varrezat më të afërta muslimane në Norvegji ose
▪ Transportimin e kufomës me aeroplan nga Norvegjia deri në vendlindje (deri në aeroport)

VËREJTJE!
Anëtarët të cilët i kanë ndryshuar adresat e banimit ose planifikojnë ti ndryshojnë brenda vitit, ju lutemi që të informojnë QIKSHN-in sa me shpejte qe të jetë e mundur që ne të bëjmë azhurnimin e adresës suaj.

Njëkohësisht ju lusim që të na informoni nëse keni ndonjë ndryshim të numrit të anëtarëve (psh: nëse ju është shtuar ndonjë anëtarë i ri i familjes).

Regjistrimi i anëtarëve të ri mund të bëhet direkt në faqen tonë të internetit www.qiksh.no/anetarsohu ose duke dërguar e-post tek: adm@qiksh.no

Gjatë anëtarësimit të ndonjë anëtari të ri është më se e domosdoshme që të jepni të dhënat personale të sakta (emrin dhe mbiemrin, ditëlindjen (11 shifra), adresën, nr. postal, vendin/qytetin, numrin e mobilit/telefonit dhe e-post adresën).

QIKSHN bashkëpunon me agjencionin për funerale muslimane “Al-Khidmat” dhe ky agjencion mund të kontaktohet pëmes numrit të urgjencës (24 orë): 40 83 33 33.

Për më shumë informata mund të vizitoni web-faqen e këtij agjencioni në adresën: Al-Khidmat Begravelsesbyrå

SI DUHET VEPRUAR NËSE PERSONI NDRON JETË NÄ BANESË – SHTËPI?

Nëse personi ndryshon jetë në banesë – shtëpi, veproni në këtë mënyrë:

  • Kontaktoni «MEDISINSK NØDHJELP» duke thirrur në këtë numër të telefonit: 113, dhe ata bëjnë transportimin e kufomës deri në spital.

Nëse dëshironi që kufoma të transportohet për në vendlindje duhet të rregulloni këto dokumente si vijon:

«DØDS ATTEST» – Çertifikatë e vdekjes në gjuhën norvegjeze dhe angleze. (Këtë dokument e siguron spitali, por ju duhet të bëni kërkesë që ky dokument t’ju jepet edhe në gjuhën angleze si dhe të ceket në çertifikatë se personi që ka ndruar jetë nuk bënë rrezik për «INFEKTIM», përndryshe duhet që ju vetë të siguroni përkthimin e këtij dokumenti dhe një gjë e tillë merë kohë sa që procesi i transportimit të kufomës për në vendlindje vonohet).

Nëse personi që ka ndruar jetë paraqet rrezik për infektim, vendlindja nuk e pranon kufomën që do të thotë se kufoma nuk mund të transportohet për në vendlindje.

«ATTEST FRA SKIFTERETTEN» – Çertifikatë e vdekjes në gjuhën norvegjeze dhe angleze. (Këtë dokument e siguron «BEGRAVELSESBYRÅ», por ju duhet të bëni kërkesë që ky dokument t’ju jepet edhe në gjuhën angleze, përndryshe duhet që ju vetë të siguroni përkthimin e këtij dokumenti dhe një gjë e tillë merë kohë sa që procesi i transportimit të kufomës për në vendlindje vonohet).

«POLITI ATTEST» – Çertifikatë e vdekjes në gjuhën norvegjeze dhe angleze. (Këtë dokument e siguron «BEGRAVELSESBYRÅ», por ju duhet të bëni kërkesë që ky dokument t’ju jepet edhe në gjuhën angleze, përndryshe duhet që ju vetë të siguroni përkthimin e këtij dokumenti dhe një gjë e tillë merë kohë sa që procesi i transportimit të kufomës për në vendlindje vonohet).

«LEJEPRANIM TË KUFOMËS PËR NË VENDLINDJE» – Ky dokument sigurohet nga familjarët. Së pari duhet të kontaktoni “AMBASADËN” e vendlindjes nga i cili e ka prejardhjen kufoma dhe i informoni për rastin e vdekjes me të dhënat e sakta personale të kufomës si psh:

  • Bashkatdhetarët nga R. e Maqedonisë së Veriut duhet të kontaktoj me Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Oslo për të siguruar dokumentet e “Lejepranimit të kufomës për në Maqedonin e Veriut”.
  • Bashkatdhetarët nga R. e Kosovës duhet të kontaktoj me Ambasadën e Kosovës në Oslo për të siguruar dokumentet e “Lejepranimit të kufomës për në Kosovë”.
  • Bashkatdhetarët nga R. e Shqipërisë duhet të kontaktoj me Ambasadën e Shqipërisë në Stockholm për të siguruar dokumentet e “Lejepranimit të kufomës për në Shqipëri”.

Me vete duhet të keni origjinalet e dokumenteve të lartpërmendura si dhe pasaportën e personit qe ka ndruar jetë (këto dokumente ju a siguron spitali dhe Begravelsesbyrå’ja).

Kontakt informatat e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Oslo:

Macedonian Embassy in Oslo, Norway

Erling Skjalgssons gate 19 B | 0267 Oslo, Norway

Tel.: (+47) 22 55 15 44 | Fax: (47) 22 55 06 22

E-post: oslo@mfa.gov.mk 

Kontakt informatat e Ambasadës së Kosovës në Oslo:

Kosova Embassy in Oslo, Norway

Colbjørnsens gate 4, 0256 Oslo | 0256 Oslo, Norway

Tel.: (+47) 468 47 160

E-post: embassy.norway@rks-gov.net 

Kontakt informatat e Ambasadës së Shqipërisë në Stockholm:

Albanian Embassy in Stockholm, Sweden

Capellavägen 7 | 181 32 Lindingø, Sweden

Tel: (+46) 8 731 0920 | Fax: (+46) 8 767 6557

E-post: embassy.stockholm@mfa.gov.al

Me rëndësi! Anëtarët të cilët i kanë ndëruar adresat e banimit ose planifikojnë ti ndërojnë brenda vitit, ju lutemi që të informojnë QIKSH-in. Njëkohësisht informimi vlen edhe për anëtarët e ri. Regjistroheni përmes internetit në www.qiksh.no  & www.aikn.no ose duke dërguar e-post tek: adm@qiksh.no

Mos harroni, të dhënat personale janë të domosdoshme!

Print Friendly, PDF & Email