Namazi i taravisë

Namazi i Teravisë është sunneti-muekkede për meshkujt dhe femrat.

Falet në muajin e Ramazanit. Koha e namazit të teravisë është në mes kohës së jacisë dhe vitrit, dhe vazhdon deri para agimit të mëngjesit.

Namazi i teravisë mund të falet me xhematë dhe vetëm, por, më e preferuar është që të falet me xhematë.

Namazi i teravisë ka njëzet rekat, falet sikurse namazet e tjera me dhjetë selame.

Mustehab është që në çdo katër rekat të pushohet një kohë të shkurtër.

Gjatë pushimit të këndohen salavate ose tesbih. Në çdo të dytin rekat në ulje këndohet ettehijati me salavatet, në rekatin e tretë duhet të fillohet me Subhanen.

Print Friendly, PDF & Email