Feja islame

Mësimi islam kryesisht bazohet në Kur`an dhe Hadith, dhe sikur do të shohim të dyja janë të themeluara në frymëzimet e Allahut xh.sh.. Sa i përket Kur`anit pejgamberi a.s. vet i ka dedikuar tekstet në periudhën prej 23 vjet; the thotë (Kjo është feja e Allahut që më është shpallur mua përmes Xhibrilit (engjëllit)).

Hadithi është koleksion të cilat vetë Muhamedi a.s. i ka thënë ose i ka punuar, mirëpo nuk ka urdhëruar t`i bashkëngjiten Kur`anit. Regjistrimin e fjalëve dhe përshkrimin e veprave të tia i kanë kryer bashkëpunëtorët e tij me iniciativën e tyre sipas aftësive të veta. Nëse eventualisht brenda kohës nuk i ka ardhur inspirim Hyjnorë, atëherë është konsultuar me shokët – bashkëpunëtorët. Sipas kësaj dallojmë Muhamedin a.s. si qenie njerëzore dhe si bartës i shpalljes Hyjnore.