QIKSHN realizoj mledhjen e përgjithëshe vjetore

Sot, më 18 prill 2026 (e shtunë), QIKSHN mbajti mbledhjen e përgjithshme vjetore, në të cilën morën pjesë anëtarët dhe përfaqësuesit e institucionit. Gjatë kësaj mbledhjeje u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me punën dhe zhvillimin e qendrës.

Në rend të ditës ishte prezantimi i raportit vjetor për vitin 2025, ku u paraqit një përmbledhje e aktiviteteve kryesore, arritjeve dhe sfidave me të cilat është përballur QIKSHN gjatë vitit 2025. U theksuan projektet e realizuara, bashkëpunimet me partnerë të ndryshëm dhe ndikimi i aktiviteteve në komunitet.

Gjithashtu, u prezantuan pasqyrat financiare për vitin 2025, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të të hyrave dhe shpenzimeve, menaxhimit të fondeve dhe transparencës financiare. Anëtarët patën mundësinë të diskutojnë dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me këtë raport.

Në vijim, u prezantua dhe u diskutua buxheti për vitin 2026, ku u përcaktuan prioritetet financiare dhe u planifikua shpërndarja e burimeve për realizimin e aktiviteteve të ardhshme.

Po ashtu, një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua planifikimit të aktiviteteve për vitin 2026. U prezantuan iniciativat e reja, projektet në zhvillim dhe objektivat strategjike që synojnë përmirësimin e shërbimeve dhe zgjerimin e ndikimit të QIKSHN.

Mbledhja u përmbyll me diskutime të hapura, sugjerime nga anëtarët dhe angazhim të përbashkët për avancimin e mëtejmë të organizatës gjatë vitit në vijim.