Definicioni: Të larët e trupit nga xhunubi, hajdi dhe nifasi (menstruacionet) quhet «gusul». All-llahu xh.sh. e ka bërë të mundur që çdo njeri kur të arrijë në moshën madhore, me disa shenja ta kuptojë se ky njeri është i ngarkuar me detyra (obligime) fetare.
Tek meshkujt: kur i riu arrin moshën 15 vjeçare, ndodh edhe më parë, në disa raste nga organi i urinës fillon t`i dalë një ujë i bardhë i cili quhet spermë, e me këtë shenjë kuptohet se ky ka hyrë në moshën madhore (bylyk).
Tek femrat: kur femra i mbush 13 vjet, por mund edhe më parë kjo varet nga kushtet klimatike në të cilën jeton, sepse në vendet e nxehta shenjat e pjekurisë, fillojnë të duken edhe më herët. Nga organi i urinës së femrës fillon tì rrjedhë një lloj gjaku që quhet hajd (menstruacion). Në rastet e posa përmendura meshkujt ose femrat konsiderohen të papastër.
SHKAQET TË CILA LARJEN E TRUPIT E BËJNË FARZ
- Polucioni pas ëndërrimeve të cilat shkaktojnë shpërthimin e spermës, dhe nga kjo hetohet gjurmë në rroba ose shtroje, dhe nga qitja e spermës pas ngacmimit të epsheve
- Pas përfundimit të hajzit dhe nifasit
- Pas çdo kënaqësie seksuale (me ejakulacion ose pa të)
FARZET E GUSLIT
- Të shpëlarit e gojës
- Të shpëlarit e hundës
- Të larit e tërë trupit, deri sa të mos mbetet edhe pjesa më e vogël e lëkurës pa larë
SUNNETET E GUSLIT
- Nijeti (vendosja) për të larë trupin nga xhunubi
- Të përmendurit Zotin në fillim
- Të mënjanohet ndyrësia nga trupi, para se të filLoj të lajë tërë trupin
- Të merRet abdes para larjes së trupit
- Të fërkohet trupi gjatë larjes
- Të fillohet larja prej kresë, anën e djathtë, pastaj të majtën
- Tri herë të lahet trupi në tërësi
KUR NJERIU ËSHTË I PAPASTËR (xhunub) E KA TË NDALUAR:
- Faljen e namazit
- Leximin e Kur’anit
- Hyrjen në xhami
- Tavafin rreth Qabes
HAJDI-NIFASI-ISTIHADA
Këto janë dukuri të veçanta që i përkasin gjinisë femërore, të cilat janë të lidhura me funksionet e organeve trupore të tyre.
HAJDI (Menstruacioni): është dukuri periodike e femrave të moshës madhore, kur nga mitra fillon të rrjedhë gjak, gjatë ditëve të caktuara. Zakonisht kjo rrjedhje e gjakut zgjat 3 ditë deri në 10 ditë.
NIFASI: I përngjan hajdit, që te femra paraqitet pas lindjes së fëmijës. Nifas mund të mos ketë femra fare, e më së shumti nifasi zgjatë 40 ditë, në qoftë se vazhdon rrjedhja mbi 40 ditë, ajo nuk është më nifas por është istihada. Nuk konsiderohet gruaja e pastër përderisa të jetë me hajd ose me nifas. Në këtë gjendje femra nuk mund të falet e as të agjërojë.
ISTIHADA: Quhet rrjedhja e gjakut te femra jashtë periodës së hajdit dhe nifasit. Në këtë gjendje femra konsiderohet e pastër, ka të drejtë ti kryej të gjitha obligimet fetare.