Sharti i tretë

VE KUTUBIHI – TË BESUARIT NË KITABET E ZOTIT

Sharti i tretë i imanit është të besuarit në kitabet (librat) e Zotit. Kitabet e Zotit janë shpalljet e Zotit. Shpalljen të dërguarve të Zotit ua solli meleku Xhebraili, kurse në to ka udhëzime, këshilla, lutje dhe rregulla mbi jetën dhe punën e njerëzve.

Janë të shpallur katër kitabe të mëdha: Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kur’ani.

Tevrati i është shpallur Musait alejhis-selam, Zeburi i është shpallur Davudit a.s, Inxhili i është shpallur Isait a.s dhe Kur’ani i është shpallur Muhammedit alejhis-selam.

Përveç këtyre katër librave të mëdha janë shpallur edhe përmbledhje të vogla rregullash, të cilat quhen suhufe.

Ne besojmë se të gjitha kitabet e Zotit janë shpallu nga Allahu xh.sh. Të gjitha kanë predikuar besimin në një Zot, në Ditën e Gjykimit dhe përgjegjësinë e çdo njërit ndaj Allahut xh.sh. Të gjitha kitabet kanë urdhëruar njerëzit që të sillen mirë dhe në mes veti të ndihmohen dhe ruhen. Dallime ka pasur vetëm në dispozitat e jetës shoqërore, sepse njeriu dhe shoqëria njerëzore vazhdimisht është zhvilluar e sipas jetës shoqërore kanë ndryshuar dhe rregullat e saja.

Kur njerëzimi është ngritur në një shkallë më të lartë të zhvillimit Allahu xh.sh. e dërgon shpalljen e fundit, Kur’anin e lartë.

 

KUR’ANI I MADHËRUAR

Kur’ani është libri i fundit i Zotit xh.sh. Ai i është shpallur Muhammedit a.s., si udhërrëfyes për njerëzimin deri në Ditën e gjykimit.

Kur’ani është i shpallur në gjuhën arabe. Shpallja ka zgjatur njëzet e tre vjet, trembëdhjetë vjet në Mekke kurse dhjetë në Medine.

Kur’ani përmban 114 kaptina (sure), me 6638 ajete. Ai është i tubuar në një përmbledhje e cila quhet Mus’haf.

Dispozitat e Kur’anit do të vlejnë deri në Ditën e kiametit.

Ne jemi të detyruar ta mësojmë dhe studiojmë Kur’anin si dhe t’i zbatojmë në jetë dispozitat e tij.

 

FATIHA

Kaptina e parë në Kur’an është Fatiha, e cila shqiptohet:

BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

EL-HAMDU LIL-LAHI RAB-BIL-ALEMIN. ERR-RRAHMANIRR-RRAHIM. MALIKI JEVMI-DIN. IJJAKE NA’BUDU VE IJJAKE NESTE’IN. IHDINES-SIRATAL-MUSTEKIM. SIRATAL-LEDHINE EN’AMTE ALEJHIM, GAJRIL-MAGDUBI ALEJHIM, VE LED-DALIN. (Amin).

Përkthimi:

>>Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjigjëm, Mëshiruesit!<<.

Falënderimi (i qoftë) Allahut, Krijuesit të gjitha botërave! Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit! Sunduesit të Ditës së gjykimit! Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë! Na udhëzo neve në rrugë të drejtë! Në rrugën e atyre ndaj të cilëve Je i zemëruar dhe të cilët kanë humbur! (Amin!)

Print Friendly, PDF & Email