Sharti i gjashtë

VE BIL-KADERI, HAJRIHI VE SHERIHI MINALLAHI TEALA – TË BESUARIT NË CAKTIMIN E ZOTIT

Caktimin e Zotit duhet kuptuar kështu:

Allahu xh.sh. ka krijuar çka ka në tokë dhe në qiell. Ai bënë caktimin e të gjitha ngjarjeve në to.

Ai është shkak mbi të gjitha shkaqet. Askush nuk mund të ndalë vullnetin dhe punën e Tij. Çka dëshiron , ajo ndodh; e çka nuk dëshiron, ajo nuk mund të ndodh.

Kur çdo gjë qenka e caktuar qysh përpara nga ana e Zotit xh.sh., a është e drejtë atëherë shpërblimi për veprat e mira dhe dënimi për ato të këqijat?

– Kjo është e arsyeshme, sepse Allahu xh.sh. neve na e ka dhuruar mendjen, që ta dallojmë të mirën nga e keqja. Përveç kësaj u çoi njerëzve profetë me shpallje që ti  udhëzon në rrugë të drejtë, dhe t’ua tërheqin vërejtjen në atë që është e ndaluar dhe çka nuk vlen të bëhet.

Pasi që njerëzit e kanë vullnetin e vet të lirë, ata vetë mund të vendosin, a do të bëjnë punë të mira apo të këqija.

Allahu xh.sh. ka dije të përsosur dhe në bazë të saj Ai përpara e di se individi, duke shfrytëzuar vullnetin e vet të lirë, vendos për vepra të këqija apo të mira, dhe këtë e cakton.

Dija e Zotit aspak nuk ka ndikua te individi në fjalë që të punoj keq apo mirë.

Për shembull:

Një astronom në bazë të dijës së arritur dhe përvojës, saktësisht e llogarit dhe e di se kur do të zihet dielli apo hëna.

Por dituria e tij aspak nuk ndikon në atë dukuri natyrore, sepse ajo edhe pa dijen e tij do të ndodhte.