Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Festa e Fitër Bajramit!

Të nderuar anëtarë,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju informon se dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë dita e Diel më 24. Maj 2020.

Me keqardhje ju informojne se falja e namazit të Fitër Bajramit ditën e Diel më datë 24. Maj 2020 nuk do të realizohet kësaj radhe për arsye të rezikut të shpërndarjes së Korona-virusit.

Ky është një vendim nga qeveria e Norvegjisë dhe ne si kryesi jemi të obliguar që tju përmbahemi masave të parapara nga Instituti i Shëndetit Publik (FHI).

Kryesia e QIKSHN’së shpreh keqardhje për këtë vendim, por është me rendesi që të respektohen vendimet e qeverisë së shtetit dhe masave të parapara nga Instituti i Shëndetit Publik (FHI).

Lusim Allahun xh.sh. që të na e pranoj agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona dhe që të na shpërblej me të mirat e Tij!

Urime festën e Fitër Bajramit!

 

Me respekt

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email