Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Informim për muajin Ramazan – 2021/H1442!

Es-selamu Alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu. Paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju.

Ju informojmë se muaji agjërimit “Ramazani“ (sipas parashikimeve të Muslimsk Dialognettverk i Norge – MDN) fillon me datë 13.04.2021 (E Martë) dhe mbaron me datën 12.05.2021 (E Mërkur)*

Dita e festës së Fitër Bajramit parashihet të jetë më datë 13.05.2021 (E Enjte). Namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 06.30 min. në qoftë se gjendja e pandemisë së COVID-19 përmirësohet dhe nëse do të lejohet hapja e xhamijave *

*Këto të dhëna janë sipas parashikimeve të Muslimsk Dialognettverk i Norge – MDN. Për çdo ndryshim që mund të ndodhë do të njoftoheni, nëpërmjet faqës elektronike www.qiksh.no dhe facebook.com/qikshn. Ju lutemi na vizitoni!

SADAKATUL FITRI (KONTO 1503 25 27733 ose VIPPS 653934)

Agjërimi i Ramazanit është i ndërlidhur me dhënien e sadakatul-fitrit. ”I Dërguari i Allahut e obligoi Sadakatul-Fitrin për çdo të madhë dhe të vogël prej muslimanëve”

Dhënia e sadakatul-fitrit është vaxhib. Besimtari është i obliguar ta jep atë për vehte dhe për ata për të cilët kujdeset (fëmijët, bashkëshorten, prindërit, shërbëtorin e të tjerë).

Koha e dhënies së sadakatul-fitrit: është që nga dita e parë e Ramazanit e deri para faljes së namazit të Bajramit. Megjithatë, koha më e preferuar është gjatë dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji dhe gjatë ditëve tek (dita 21, 23, 25, 27, 29), dhe sidomos e preferuar është dita e 27, Nata e Kadrit. Sasia e sadakatul-fitrit, është caktuar dhe vendosur që të jetë sipas këtyre kategorive: kategoria e parë kr. 150,- dhe kategori e dytë kr. 100,-

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirros 15032527733 ose Vipps 653934 apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo. Shuma e pagesës llogaritet sipas numrit të anëtarëve në familje.

ZEKATI (KONTO 1503 25 27725 ose VIPPS 653935)

Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë e pesë (85) gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 për qind nga ajo pasuri. Shembull: (2,5% prej kr. 10 000 NOK= 250 NOK ).

Koha e dhënies së Zekatit: është i tërë viti, por pasiqë muaji Ramazanit është muaji më i vlefshëm i tërë vitit, atëherë mirë është që të jepet gjatë këtij muaji. Zekati është farz dhe shtyllë e Islamit, kush nuk e jep ka mëkat të madh.

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhirros 15032527725 ose Vipps 653935 apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo.

Kujt i takon Zekati dhe Sadakatul-Fitri?

Sikurse zekati dhe lëmoshat tjera, po ashtu edhe sadakatul-fitri u jepet fondeve të përmendura në ajetin që vijon.

All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All- llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet. (Et Tevbeh, 60).

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet xhiros apo drejtpërdrejt në lokalet e qendrës në Oslo. Për çdo aktivitet gjatë këtij muaji dhe çdo lloj ndryshimi ju lutemi vizitoni webfaqen www.qiksh.no ose kontaktoni në numrin e telefonit 22 35 33 72.

Zoti ua pranoftë agjërimin, zekatin dhe sadakatul-fitrin!

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept