Jusra Shabani hafëze e parë e QIKSHN’së

Është kënaqësi e veçantë të ndajmë këtë lajm të mrekullueshëm. Qendrës tonë iu është shtuar Hafëzja e parë e Kur’anit Famëlartë.

Jusra Shabani, njëmbëdhjetë vjeqare, vajza e Kryetarit të QIKSHN’së, zotri Fatmir Shabanit dhe mësueses së nderuar zonjës Ermize Shabanit, e kurorëzoi një punë të veçantë, duke zënë Kur’anin të tërin përmendësh, ku gjeti vazhdimisht kujdesin, përkushtimin dhe përkrahjen e plotë të prindërve.

Jusra është një nxënëse e dalluar, si me sjelljen e saj, gjithashtu edhe me sukseset e larta të arritura në shkollën e mësim besimit këtu në QIKSHN, por edhe në mësimet e saj në shkollën norvegjeze.

E lusim Allahun Fuqiplotë që Jusrës t’i jap suksese të vazhdueshme, dhe të bëhet inspirim edhe për fëmijët e tjerë. Allahume Amin.

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept