Namazi i kufomës

Jeta e kësaj bote është shumë e shkurtë krahas Ahiretit. Në këtë botë njeriu e ndërton jetën e ardhëshme (Ahiretin), kjo është jeta kalimtare ndërsa Ahireti është jeta e amshuar. Kush bën vepra të mira apo të këqija ka për t’i parë edhe nëse janë më të vogla, të gjitha janë shënuar qartë. All-llahu xh.sh. njeriun e dalloi nga gjithë gjallesat e tjera, po edhe në momentet kur ai largohet nga kjo jetë, e ka bërë që të largohet me respekt dhe nder. Falja e namazit të të vdekurit është farzi-kifaje, nëse e falin disa njerëz bie për të tjerët, nëse asnjëri nga muslimanët në atë vend që jetojnë nuk ia falë, të gjithë janë mëkatarë.

Kushtet (shartet) e faljes së xhenazes:

  • Të plotësohen të gjitha kushtet e namazeve tjera, p.sh. pastërtia, drejtimi nga Kibla.
  • Të jetë i vdekuri musliman, nuk falet jo muslimani.
  • Të jetë vendi, trupi i të vdekurit dhe qefini të pastër.
  • Imami të qendrojë para xhematit.
  • Të jetë i shtrirë për dhe. Gjatë faljes nuk lejohet të jetë në duart e njerëzve.
  • Të jetë i pranishëm, para xhematit, ose pjesa më e madhe e trupit të tij.

Ruknet e namazit të xhenazes janë:

  • Namazi të përbëhet prej katër tekbireve.
  • Të ndejturit në këmbë gjatë faljes së namazit.

Vaxhib në namazin e xhenazës është selami pas tekbireve.

SUNNETET E NAMAZIT TË XHENAZES

  • Gjatë faljes së namazit të xhenazes, imami të qëndrojë drejt krahërorit të të vdekurit.
  • Pas tekbirit fillestar të këndohet subhaneja.
  • Pas tekbirit të dytë të këndohen salavatet.
  • Pas tekbirit të tretë të këndohen lutje për të vdekurin, teksti i kësaj lutje është: All-llahumme-gfir lihej-jina ve mej-jitina, ve shahidina, ve gaibina, ve sagirina ve kebirina, ve dhekerina ve unthana. All-llahumme men ehjejtehu fe-ehjihi alel-Islam, ve men tevefejtehu min-na fetev-vefehu alel-ijman. All-llahumme la tahrimna exhrehu ve la tefti ba’dehu. (O Zot fali të gjallët dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të rriturit dhe të vegjëlit, meshkuj dhe femra. O Zot atij të cilit ndër ne i dhurove jetën, bëre të jetojë në Fenë Islame, ndërsa atij që ia merr jetën, merrja duke qenë në Iman. O Zot mos na ndalo të mirat e tij, e mos na le të shkatërohemi pas tij).
  • Nëse i vdekuri është fëmijë duhet bërë këtë lutje: All-llahumme-xhalhu feretan ve zuhrre, ve-xhalhu shafian ve mushfian. (O Zot bëre për ne konakxhi dhe mbroje pranë teje, dhe bëre falës i mëkateve tona). Pas mbarimit të lutjeve jepet selam.

Kini kujdes: gjatë tekbirëve nuk ngriten duart lartë, përpos tekbirit fillestar. 

BARTJA E XHENAZES

Është e lavdëruar që xhenazja të bartet në duart e xhematit, në mënyrë që çdo person ta mbajë disa hapa, ashtu të reshtuar të kujdesshëm duke iu shmangur fjalëve të kota, dhe me respekt të ecet prapa saj. Gjatë ecjes është mustehab që të nxitohet dhe në kohën sa më të shkurtër të varroset. Pas xhenazes ecin vetëm meshkujt.

Ktheu në krye të faqesKtheu në krye të faqes

Festat e ardhëshme

Kalendari

august 2017
mandag tirsdag onsdag torsdag fredag lørdag søndag
31.07.2017 01.08.2017 02.08.2017 03.08.2017 04.08.2017 05.08.2017 06.08.2017
07.08.2017 08.08.2017 09.08.2017 10.08.2017 11.08.2017 12.08.2017 13.08.2017
14.08.2017 15.08.2017 16.08.2017 17.08.2017 18.08.2017 19.08.2017 20.08.2017
21.08.2017

Kategori: GeneralFillimi i vitit shkollor 2017/2018

Fillimi i vitit shkollor 2017/2018

Kategori: GeneralFull måne - [Hëna e plotë]

Full måne - [Hëna e plotë]
22.08.2017 23.08.2017

Kategori: Festat islame01. Dhul-Hixhxhe 1438 H

01. Dhul-Hixhxhe 1438 H
24.08.2017 25.08.2017 26.08.2017 27.08.2017
28.08.2017 29.08.2017 30.08.2017 31.08.2017

Kategori: Festat islame09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit

09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit
01.09.2017

Kategori: Festat islame10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami

10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami
02.09.2017 03.09.2017

Festat e ardhëshme

  • , 22.06.2017 – Fillimi i pushimit veror
  • , 24.06.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 25.06.2017 – 01. Shevval 1438 H - Fitër Bajrami
  • , 23.07.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 25.07.2017 – 01. Dhul-Ka'de 1438 H
  • , 21.08.2017 – Fillimi i vitit shkollor 2017/2018
  • , 21.08.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 23.08.2017 – 01. Dhul-Hixhxhe 1438 H
  • , 31.08.2017 – 09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit
  • , 01.09.2017 – 10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami