Namazi i vitrit

Namazi i vitrit është vaxhib për çdo mysliman, të falet vazhdimisht e të mos lihet, për këtë na porosit Pejgamberi a.s. ku thotë: “Vitri është hak (detyrë për çdonjërin), kush nuk e falë namazin e vitrit nuk është prej neve”.

Me një hadith tjetër thotë: “All-llahu xh.sh. e ka shtuar edhe një namaz, ai është vitri, faleni në mes të jacisë dhe të agimit të mëngjesit”.

Namazi i vitrit hyn në grupin e namazeve që bëhen kaza nëse i kalon koha, sikurse farzet. Vitri përbëhet prej tri rekateve dhe një selami, sikurse farzi i akshamit.

Në rekatin e tretë pas elhamit dhe sures, ngiten duart, merret tekbiri dhe këndohen lutjet e Kunutit (All-llahume ina nesteinuke, ve nestegfiruke, ve nestehedike, ve nu’ minu bike, ve netubu ilejke, ve netevekkelu alejke, ve nuthnij alejkel-lhajre kulehu, neshkuruke, ve la nekfuruke, ve nahleu, ve netruku men jefxhuruk.

All-llahume ijake nabudu, veleke nusali ve nesxhudu ve ilejke nes-sà ve nafidu, nerxhu rahmeteke ve nahsha adhabeke, ine adhabeke bilkuffaril mulhik). Kush e lë duanë e kunutit me harresë, dhe i kujtohet në ruku nuk i këndon kur të ngrihet nga rukuja, por e plotëson me sehvi sexhde.

Namazi i vitri nuk falet me xhematë, përpos në Ramazan, e kush nuk i di lutjet e kunutit mund të këndojë (All-llahume Rabbena dhe All-llahume Rabbenag-firli).

Print Friendly, PDF & Email