Namazi i xhumasë

Namazi është farz-ajn, dhe argumentohet me ajetin kur’anor në suren Ex-xhuma (ajeti/9) «O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë ecni shpejtë për aty ku përmendët All-llahu». Namazi i xhumasë i ka dy reqate farz, dhe tetë sunnete-muekede, duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. në transmetim të Ibën-Omerit r.a. «Namazi i xhumasë ka dy reqate të plota» nga thëniet e pejgamerit tuaj.

Mënyra e faljes së namazit të xhumasë:

Në fillim falen katër reqate sunnete para farzit të xhumasë, ndëgjohet hytbeja, falen dy reqate e farzit të xhumasë me imam, pas farzit i falim edhe katër sunnete që quhen sunnetet e fundit të xhumasë. Në kohën kur afrohet namazi i xhumasë, duhet lënë të gjitha punët dhe të shpejtohet për në namazin e xhumasë, sepse namazi i xhumasë e ka vlerën e jashtëzakonshme. Këtë na tregon hadithi i Pejgamerit a.s. në të cilin thotë. «Ai i cili pastron trupin ditën e xhuma, dhe i pastrohet aq sa mund të pastrohet, parfymoset me erë të këndëshme, pastaj i falë ata që është i detyruar t’i falë, e ndëgjon hytben, Allahu xh.sh. ia falë mëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër».

Kush duhet të falë xhumanë?

Namazin e xhumasë duhet falë ai njeri i cili është:

  • Mashkull, nuk obligohen femrat.
  • I moshës madhore, në bylyg.
  • I lirë, nuk janë të detyruar robët.
  • I shëndoshë trupërisht, jo i sëmurë.
  • I vendit, jo mysafir.
  • I sigurtë nga sulmi i huliganëve, dhe nga të ftohtit të ashpër dhe vapës së madhe.

Kujt i kalon namazi i xhumasë ose nuk i takon ta falë, ai do ta zëvendëson me drekën.

Kushtet që duhet plotësuar për namazin e xhumasë:

  • Koha, pra të falet në kohën e namazit të drekës.
  • Të falet me xhematë, ku përpos imamit të jenë së paku edhe tre xhematë.
  • Imam të jetë sunduesi (halifja) ose personi i autorizuar nga ai, ose ai që shërben si imam.
  • Të këndohet hytbja para farzit të xhumasë, të jetë i pranishëm dikush, mjaftojnë edhe dy persona, dhe hytbeja të fillojë me faleminderimin e Zoti.
  • Të jetë e lirë falja e xhumasë për ç’dokë dhe mos ketë pengesa për faljen (leje të përgjithshme).
  • Të falet në vende të mëdha, së paku në ata vende ku ka aq meshkuj të rritur sa që nuk i merr xhamia nëse hynë të gjithë.

Çka është sunnet të veprohet para xhumasë:

Ditën e xhuma duhet pastruar trupin, të vishemi me rrobat më të mira që i posedojmë, të shkohet në xhami me kohë, gjatë rrugës të këndohen lutje, të qëndrojmë në heshtje deri sa imami e këndon hytben, pa mos i falur edhe sunnetet nuk duhet dalur nga xhamia. Sa i përket imamit, është sunnet që të ulet mes dy hytbeve dhe të bëjë lutje për gjithë muslimanët dhe muslimanet të gjallë dhe të vdekur.

Mekruhet e xhumasë:

Mekruh është që gjatë kohës së xhumasë të shitet ose blehet, gjatë hyrjes në xhami mos të kalohet mbi shpinat e tjerëve që të dalë në safin e parë, gjithashtu prej që imami të fillojë hutben duhet të ndërpritet falja e namazeve duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. «Nëse hyn dikush nga ju në xhami dhe imami mban ligjeratë në hutbe, nuk duhet falur e as folur derisa të mbarojë imami hutben».

Print Friendly, PDF & Email
Ktheu në krye të faqesKtheu në krye të faqes

Festat e ardhëshme

Kalendari

< 2017 >
Desember
MaTiOnToFr
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Festat e ardhëshme

< 2017 >
Desember
  • Ingen Arrangementer