Namazi kaza

Namazi të cilit i kalon koha, dhe nuk falet në kohën e tij të caktuar quhet namaz kaza. Më lartë përmendëm se namazi është obligim për çdo individ, dhe se ai që nuk e falë namazin pa kurrfarë arsye, e meriton dënimin e All-llahut xh.sh.

Arsyet që e lejojnë mosfaljen e namazit janë:

Femra gjatë kohës së hajdit (menstruacionit) dhe nifasit, nuk kërkohet nga ajo që të falë namaz. Personi i cili e ka humbur vetëdijen, nëse zgjatë më shumë se pesë kohë namaz e më shumë. Por nëse zgjatë më pak se pesë kohë namaz duhet t’i bëjë kaza.

Arsyet që e lejojnë faljen e namazit me vonesë(kaza):

Gjumi, harresa të mos i kujtohet falja e namazit deri sa të hyjë koha e namazit tjetër ose i sëmuri. Këta që i përmendëm duhet që namazin ta falin kaza në atë kohë që u kujtohet ose shërohen. Namazi kaza falet ashtu siç i ka kaluar koha e vet, nëse i kalon koha duke qenë mysafir do ta falë kaza sikur mysafir (dy reqate). Me rastin e faljes së namazeve të kaluara, duhet ruajtur radhën e namazeve që falë kaza, p.sh. më parë sabahu pastaj drekën, ikindinë…etj.

Të falurit e namazit kaza me radhë nuk ka rëndësi në rastet vijuese:

  • Kur të grumbullohen namazet qu u ka kaluar koha gjashtë namaze e më shumë.
  • Koha e shkurtër. Nëse namazin e një kohe e falë në kohën e fundit dhe nuk mbetet kohë që të falet namazi i kaluar kaza.
  • Harresa , nëse e haron namazin e kaluar dhe e falë atë të asaj kohe. Gjatë faljes së namazeve të kaluara, duhet ta kemi me dije se cilin namaz e falim, të potencohet namazi i kaluar.

SEXHDEI – SEHVI

Definicioni: sexhdei-sehv quhet sexhdja që duhet bërë për shkak të lëshimeve në namaz, të cilat janë pasojë e harresës, përpos nëse falemi me imam vazhdojmë pas tij. Sexhdei-sehvi përbëhet prej dy sexhdeve të rëndomta, të cilat bëhen pasi të jepet selam në anën e djathtë, pastaj e vazhdojmë ettehijatin, salavatet, duatë dhe prapë japim selam.

Kur bëhet sexhdei-sehvi?

  • Sexhdei-sehvi bëhet kur me pahirë e vonon ndonjë nga farzet ose e ndërron vendin e ndonjë farzit në namaz, p.sh. nëse ulet aty ku duhet qëndruar në këmbë ose bën sexhde në vend të ruqusë.
  • Kur pa hirë e lëshon ndonjë vaxhib ose bën diçka që i kundërvihet vaxhibi,; p.sh. të lëshohet ulja e parë në namazet katër reqatëshe, të lihet elhami, surja ose e këndon suren para elhamit. Nëse lëshohen një ose më shumë vaxhibe e në namaz mjafton vetëm një sexhdei-sehvi.
  • Të tepruarit diçka nga veprat e namazit pa hirë, p.sh. në vend se të bëhen dy i bën tri sexhde.

Kur nuk duhet bërë sexhdei-sehvi?

  • Nëse fillon dalja e diellit në namazin e sabahut, ose kur fillon të skuqet dielli në namazin e iqindisë, pasi të jepë selam.
  • Nëse gabon imami ditën e xhuma ose ditët e Bajrameve. Nuk bëhet sexhdei-sehvi sepse shkaktohet çrregullim në xhemat.
  • Nëse gabon në sexhdei-sehv nuk bëhet sexhde tjetër. 

MËDYSHJA NË NAMAZ

Nëse njeriu dyshon në namaz, p.sh. a i ka falë tre apo katët reqat, nëse ky dyshim i ka ndodhur për herë të parë, ose i ndodhë shumë rallë, duhet ta përsërisë namazin, por, nëse dyshimi i paraqitet pas selamit, nuk përsëritet namazi përpos nëse është i sigurtë se me të vërtetë e ka lënë një reqat. Nëse njeriu dyshon shpeshherë në namaz, p.sh. a i ka falë tre apo katër reqat dhe nuk është i sigurtë, do të anojë nga numri tre, poashtu kur i falë dy reqat dhe nuk është i sigurtë se a i ka falë një apo dy reqat do të anojë nga numri një, e kështu çdo herë do ta marrë numrin më të vogël të reqateve, dhe më në fund bëjmë sexhdei-sehv.

SEXHDE TILAVETI

Definicioni: quhet ajo sexhde e cila bëhet gjatë leximit të ajetit të sexhdes nga Kura`ni. Sexhde-tilavet duhet të bëjë ai i cili e lexon ajetin e sexhdës edhe ai i cili ndodhë pranë dhe e dëgjon. Na tregon Ibën Omeri r.a. i cili thotë: lexonte Kur’an Pegameri a.s. dhe gjatë këndimit i këndonte ato ajete të cilët kanë sexhde; bënte sexhde, bënim edhe ne bashkë me të derisa nuk kishim vend ku ta vendojmë ballin. Sexhde-tilaveti është vaxhib, sipas mundësisë duhet bërë menjëherë aty për aty edhe pse mund të shtyhet për më vonë. Ajo përbëhet prej një sexhdeje të rëndomtë, duke shkuar në sexhde dhe duke u kthyer thuhet Allahu-Ekber, nuk ngriten duart te veshët dhe nuk mbaron me selam. Nëse në namaz këndohet ajeti i sexhdes, menjëherë duhet bërë sexhde, nuk mund të shtihet për më vonë nëse e vazhdojmë këndimin më shumë se tre ajete, nëse pas ajetit të sexhdes nuk vazhdojmë këndimin, sexhden e plotëson sexhdeja e namazit.

Kushtet (shartet) e bërjes së sexhdei-tilavetit janë të njëjtat kushte që duhet plotësuar për namaz. Mjafton një sexhde për atë i cili e përsërit të njëjtin ajet të sexhdes disa herë në të njëjtin vend, por, nëse ndëron vend duhet të bëjë sexhde tjetër. Transmetohet nga Ebu-Hurejreja r.a. i cili thotë se Pejgameri a.s. paska thënë «Nëse këndon Ibën Ademi ajet të sexhdes dhe bën sexhde, shejtani i mallkuar qanë dhe thotë në vete: mjerrë për mua. All-llahu e urdhëroi Ibën Ademin që të bëjë sexhde ai i bëri dhe e fitoi xhenetin, ndërsa më urdhëroi mua t’i bëjë sexhde unë nuk i bëra dhe e meritova zjarrin (xhehennemin)».

Në Kur’an sexhdei-tilavet janë përmendur në 14 vende, siç vijojnë:

  • Në fund të sures El-Earaf.
  • Në fillim të sures El-Ra`d.
  • Në pjesën e parë të sures En-Nahl
  • Nga fundi i sures El-Isra.
  • Në mes të sures Merjem.
  • Në fillim të sures El-Haxhxh.
  • Në pjesën e dytë të sures El-Furkanë.
  • Në pjesën e parë të sures En-Nahl.
  • Në mes të sures Es-Sexhde.
  • Në mes të sures Es-Sa`d.
  • Në mes të sures Fussilet.
  • Në fund të sures En-Nexhm.
  • Në fund të sures Inshikakë.
  • Në fund të sures Ikrè.
Ktheu në krye të faqesKtheu në krye të faqes

Festat e ardhëshme

Kalendari

august 2017
mandag tirsdag onsdag torsdag fredag lørdag søndag
31.07.2017 01.08.2017 02.08.2017 03.08.2017 04.08.2017 05.08.2017 06.08.2017
07.08.2017 08.08.2017 09.08.2017 10.08.2017 11.08.2017 12.08.2017 13.08.2017
14.08.2017 15.08.2017 16.08.2017 17.08.2017 18.08.2017 19.08.2017 20.08.2017
21.08.2017

Kategori: GeneralFillimi i vitit shkollor 2017/2018

Fillimi i vitit shkollor 2017/2018

Kategori: GeneralFull måne - [Hëna e plotë]

Full måne - [Hëna e plotë]
22.08.2017 23.08.2017

Kategori: Festat islame01. Dhul-Hixhxhe 1438 H

01. Dhul-Hixhxhe 1438 H
24.08.2017 25.08.2017 26.08.2017 27.08.2017
28.08.2017 29.08.2017 30.08.2017 31.08.2017

Kategori: Festat islame09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit

09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit
01.09.2017

Kategori: Festat islame10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami

10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami
02.09.2017 03.09.2017

Festat e ardhëshme

  • , 22.06.2017 – Fillimi i pushimit veror
  • , 24.06.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 25.06.2017 – 01. Shevval 1438 H - Fitër Bajrami
  • , 23.07.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 25.07.2017 – 01. Dhul-Ka'de 1438 H
  • , 21.08.2017 – Fillimi i vitit shkollor 2017/2018
  • , 21.08.2017 – Full måne - [Hëna e plotë]
  • , 23.08.2017 – 01. Dhul-Hixhxhe 1438 H
  • , 31.08.2017 – 09. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Dita e Arafatit
  • , 01.09.2017 – 10. Dhul-Hixhxhe 1438 H - Kurban Bajrami