Pikat karakteristike

Islami është mënyrë komplete e jetës, ai urdhëron jo vetëm në besim, por edhe rregullat shoqërore të sjelljes. Përveç asaj, ai kujdeset për praktikumin dhe funksionin e ligjit të vet.

Dimë se Islami nuk pranon që kjo jetë të jetë qëllim në vete, e as që beson se trupi nuk ka as farë lidhje me shpirtin. Islami, përkundrazi, mëson se duhet të besojmë në jetën e përhershme.

Motoja e tij themelore, të cilën e shpalli Kur`ani, thotë: ” ..për këtë botë të mira dhe për Ahiret të mira..”.

Kështu, ai nuk kufizohet të lëvdojë të mirën dhe të kritikojë të keqën, por përcakton shpërblime dhe dënime si shpirtërore ashtu edhe materiale. Për sa u përket ndalimeve Islami përpiqet të mbjellë në shpirt të njeriut frik respektin ndaj Zotit, prej gjykimit të mbrëmë pas ringjalljes, prej dënimit me zjarr të xhehenemit.

Mirëpo ai nuk kënaqet vetëm me atë, ai ndërmerr të gjitha mjetet e mundshme në fushën e sanksioneve materiale, që të pengojë njeriun të mos bëje padrejtësi dhe të i shkelë të drejtat e të tjerëve.

Kështu besimtari lutet dhe agjëron, bile atëherë kur askush nuk e detyron; ai e jep zeqatin, bile atëherë kur qeveria nuk di sasinë e pasurisë së tij, ose nuk është në gjendje të tubojë zeqatin me fuqi.

Print Friendly, PDF & Email