Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Rikujtesë për pagesën e fondit të kufomës!

Të nderuar anëtarë të QIKSHN-së,

Esselamu alejkum – Paqa dhe shpëtimi qoftë mbi ju!                                                     

Të nderuar, urojmë që të jeni mirë e shëndoshë ju dhe familjarët tuaj. Ne si kryesi e këtij institucioni e shohim të arsyeshme t’ju rikujtojmë për çështjet që eventualisht i harroni apo për ndonjë arsye tjetër i leni pas dore. Këtu është fjala për ’’fondin e kufomës’’.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se me vete bartim edhe vdekjen dhe e dijmë se në ato momente kërkohet një shërbim dhe angazhim jashtzakonisht i madh, prandaj e kemi krijuar këtë fond që të na e zbutë atë gjendje të vështirë si në aspektin emocional poashtu edhe në atë financiarë.

Ju të nderuar e dini se ky fond duhet të paguhet në mënyrë të rregullt për çdo vit, por kohën e fundit ka pasur shumë raste të anëtarëve tanë që kanë ndëruar jetë dhe fatkeqsisht shumica prej tyre nuk kanë bërë pagesën e ‘’fondit të kufomës’’ në mënyrë të rregullt. Ata, ose e kanë futur në harresë ose e bëjnë pa vetëdije.

Prandaj ne, po ua rikujtojmë se pagesa e ‘’fondit të kufomës’’ duhet të  bëhet në mënyrë të rregullt,  sepse në rastet ku anëtari nuk bënë pagesën në mënyr të rregullt, ai e humb të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi dhe atëher kur një familjes i ndodh një rast vdekje, xhamija nuk ua mbulon shpenzimet rreth përgatitjes së kufomës, transportimit dhe varrimit.

Në raste të tilla familja është e obligur që vetë t’i mbulojë këto shpenzime, shuma e së cilës mund të jetë prej kr. 30.000 – 50.000.

Prandaj, kryesia e QIKSHN-së e ka parë  të arsyeshme që edhe njëherë të ua rikujtojë të gjithë anëtarëve të cilët nuk e kanë bërë pagesën e ‘’fondit të kufomës’’ për vitin 2020 që të shfrytzojnë shansin e fundit për pagesën e këtij fondi.

Të gjithë anëtarët të cilët dëshirojnë të bëjnë pagesën e këtij fondi për vitin 2020, duhet ta kryejnë pagesën deri më 15.12.2020 pasi që edhe jeminë fund të vitit 2020 dhe jemi në pregatitje të faturave për vitin 2021. Pra pas datës 15.12.2020 pagesat për vitin 2020 nuk pranohen.

Në emër të kryesisë së QIKSHN-it, ju dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë në familje dhe njëherit ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Për informata më të hollësishme ju lutemi na shkruani në [email protected]

Esselamu alejkum – Paqa dhe shpëtimi qoftë mbi ju!

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept