Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji (QIKSHN) ju informon se sonte është «Nata e Beratit – Lejletul Berat», sipas disa mendimeve të dijetarëve është nata kur libri i shenjtë Kur’ani ka zbritur nga qielli në formë të plotë.
Sipas kalendarit islam, nata 14/15 Shaban, shënohet si natë e bekuar e Beratit – Lejletul Berat.
Nata e bekuar e Beratit është nata kur me dijen dhe gjykimin e All-llahut xh.sh. përcaktohen të gjitha çështjet për tërë vitin e ardhshëm. QIKSHN i përgëzon të gjithë besimtarët në vend, diasporë dhe mbarë shoqërinë myslimane për këtë natë të bekuar! Duke e lutur Allahun e Lartësuar që të gjitha lutjet që i bëni për kënaqësi të Tij, tu pranohen. Për hair nata e bekuar e Beratit!.