Ambasada e Republikës së Kosovës në Oslo fillon me shërbimet e saja

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që pas një pune intensive dhe konsolidimit të brendshëm, ashtu si është premtuar, gradualisht do të fillojmë me ofrimin e shërbimeve konsullore në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Oslo.

Fillimisht, duke filluar nga dita e hëne – datë 7.12.2020, do të fillojmë me ofrimin e dy shërbimeve, dhe lëshimin e këtyre dokumenteve:

1. Fletëudhëtimi

Ky dokument lëshohet në rast të humbjes së pasaportës së Republikës së Kosovës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.
Fletëudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh në relacionin Oslo – Prishtinë.

2. Lejekalim i të vdekurve

Ambasada e RKS lëshon vetëm dokumentin për lejekalimin e personave të vdekur (pas plotësimit të dokumenteve të kërkuara), ndërsa të gjitha përgjegjësitë tjera i takojnë kompanive për transport të kufomave që nga organizimi e deri tek bartja në Kosovë.

Për të gjitha kërkesat tuaja, duke përfshirë edhe informatat në lidhje me dokumentet që duhet plotsuar për pajisje me këto dokumente, drejtohuni në emailin zyrtar të Ambasadës së RKS në Oslo: embassy.norway@rks-gov.net, apo në numrin e telefonit +4746847160.

Gjatë vitit të ardhshëm, varësisht nga vendimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS, si dhe krijimit të kushteve objektive (hapja e kufijve dhe liria e lëvizjes), do të vazhdojmë me zgjerimin e shërbimeve konsullore që do ti ofrojmë në Ambasadën e RKS në Oslo.

Me rrespekt,
Uliks Emra
Ambasador

 

Print Friendly, PDF & Email