Manifestimi i 17. Shkurtit!

Nxënësit e të dy shkollave pranë QIKSHN’së me program festiv për festën e 17 Shkurtit!

Nesër e Diel më 19.02.2017 duke filluar nga ora 14:00 në lokalet e QIKSHN-së ku shkolla e mësim-besimit dhe ajo e gjuhës shqipe zhvillojnë aktivitetet arsimore, edukative dhe kultulore, do të mbahet program festiv për Pavarësinë e Kosovës!

Në këtë festë janë të të ftuar të gjithë ata që kanë dëshirë të dëgjojnë zërin e fëmijëve të lindur e rritur në gurbet, duke kënduar e recituar për heronjët dhe atëdheun tonë të dashur!

Adresa: Sverres gate 8,  0652 Oslo

Mirës e vini!

Me respekt,

Këshilli prindrorë pran dy shkollave të QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email