Namazet vullnetare

Namazet vullnetare janë ata namaze të cilat janë jashtë farzeve, dhe janë vepra të Pejgamberit a.s. por nuk i jemi të obliguar t’i falim, përpos vullnetarisht. Si namaze nafile, në kuptim të gjërë të fjalës njihen edhe sunnetet të cilët do t’i tregojmë më poshtë.

Sunnetet në bazë të veprave të Pejgamberit a.s. ndahen në: sunnete muekkede dhe gajr-muekkede:

Sunnetet Muekkede: janë ata namaze të cilat vazhdimisht Pejgamberi a.s. i ka falë dhe janë:

  • Dy rekat para farzit të sabahut, (këto sunnete patjetër duhet falur).
  • Katër rekat para farzit të drekës, falen me një selam.
  • Dy rekat pas farzit të drekës.
  • Dy rekat pas farzit të akshamit.
  • Dy rekate pas farzeve të jacisë.
  • Katër rekat para farzit të Xhumasë, dhe katër farze pas namazit të Xhumasë.

Sunnetet gajri-muekkede: janë ato namaze të cilat nuk i ka falur Pejgamberi a.s. vazhdimisht:

  • T’i shtohen edhe dy rekat, dy sunneteve që falen pas farzeve të drekës, pas et-tehijatit dhe salavateve të ngrihet dhe t’a vazhdojë rekatin e tretë me subhanen.
  • Katër rekat para farzit të iqindisë.
  • Dhe katër rekat para farzit të jacisë.

Namazet vullnetare të tjera:

  • Gjashtë rekatë pas farzit të akshamit, Pejgamberi a.s. për këto sunnete thotë “Kush i falë gjashtë rekat pas akshamit para se të flasë ndonjë fjalë, i falen mëkatet për pesëdhjetë vjet”.
  • Dy rekat nderim kur të hyhet në xhamitë për herë të parë, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit a.s. i cili thotë: “Kur të hyjë ndonjëri prej jush në xhami, të mos ulët pa mos i falur dy rekat”. 
  •  Dy rekat pas abdesit. Pejgamberi a.s.thotë: “Cilido prej jush që merr abdes në mënyrë që e meriton abdesi, e pastaj ngrihet dhe i falë dy rekat i drejtuar nga Kibla, le ta dije se e ka merituar Xhenetin”. 
  •  Namazi i duhasë, është katër deri në tetë rekat, edhe nëse i falë dy rekat mjaftojnë. Koha e duhasë fillon prej kur të ngitet Dielli në një shtizë ose osten, vazhdon deri para zegalit, para kohës së namazit të drekës. 
  •  Namazi i natës, falet prej dy deri në katër rekat. Namazit të natës Pejgamberi a.s. i ka kushtuar rëndësi të madhe ku thotë: ” Më i vlefshmi namaz pas farzeve, është namazi i natës”.
  • Namazi i istihares. Janë dy rekat që falen kur dëshiron të ndërmarrsh diçka (udhëtim ose ndonjë punë). Për këtë kemi këshillën e Pejgamberit a.s. i cili thotë: “Kur dëshiron dikush të vendos diçka, le t’i falë dy rekat jashtë farzeve”. Pas këtij namazi të këndohet lutja e istihares.