Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan 2014

QIKSHN-i të gjithë besimtarëve dhe anëtarësisë ju uron muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit dhe lut Zotin të ju pranoj agjërimin.

Njoftojmë anëtarët tanë se Bashkësia Islame në Norvegji në mbledhjen e saj të rregulltë të mbajtur më datë 11.05.2014 ku pjesëmarrës ishin komuniteti i imamëve të Këshillit Islamik në Norvegji dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Norvegji, miratuan rezolutën për standardizimin e kohëve të lutjeve për pjesën jugore të Norvegjisë.

Sipas kësaj rezolute koha e imsakut  është 50 min. më vonë në krahasim me kalendarin tonë për vitin 2014 që ju a kemi dërguar në post dhe të cilin e gjeni në webfaqen tone www.qiksh.no. Andaj ju lusim që të veproni në bazë të vakties që ka mare vendim Bashkësia Islame në Norvegji. Sa i përket kohës së namazit të akshamit/iftarit mbetet koha e njëjtë me atë  që është shënuar në kalendarin tonë të vitit 2014.

Po ashtu njoftojmë xhematin se gjatë këtij muaji në xhaminë e QIKSHN-së (Sverres gt.8, 0652 OSLO) në falje të teravive dhe të ligjëratave imam do të jetë Dr. Musli Verbani.

QIKSHN-i ju njofton se gjatë muajit të Ramazanit orari i ligjëratave, namazeve do të jetë me sa vijon:

  1. Teravia e parë do të falet në ora 23:27 min me datën 28.06.2014, dita e Shtunë.
  1. Fillimi i agjërimit do të jetë në ora 03:03, dita e Diel, më datën 29.06.2014. Pra përfundimi i suhurit dhe fillimi agjërimit.
  1. Çdo ditë përveç ditës së premte para namazit  të drekës do të ketë lexim Kur’ani (mukabele).
  1. Për dallim nga vitet e kaluara. Për shkak kohës së ngushtë, ligjëratat do të mbahen para Taravive vetëm ditën e premte dhe të shtunë. Mirëpo nëse do të ekzistoj kërkesa nga ana e xhematit mund të ketë ndryshime.
  1. Më 24. Korrik 2014, dita e Enjte ose më 26 Ramazan parashikohet Nata e Lejl. Kadrit
  1. Më datën 28.07.2014 në ora 06:00 do të bëhet falja e Fitër Bajramit në lokalin e QIKSHN-së në Sverres gt. 8, 0652 OSLO.*

Nëse keni ndonjë propozim apo ndonjë ide gjatë muajt Ramazan ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no.

Jemi të gatshëm që së bashku të japim angazhimin për gjëra që janë në dobinë e të gjithëve.

QIKSHN-së ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.

 

Me respekt

Kryesia e QIKSHN-së

Print Friendly, PDF & Email