Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan 2021/H1442!

Shprehim nderin që të gjithë besimtarëve të fesë islame dhe anëtarëve të QIKSHN’së t’ju urojmë muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit dhe lutim Zotin të na e pranoj agjërimin.

QIKSHN ju njofton se gjatë muajit të Ramazanit orari i ligjëratave dhe namazeve do të jetë me sa vijon në qoftë se gjendja e pandemisë së COVID-19 përmirësohet dhe nëse do të lejohet hapja e xhamijave:

  • Teravia e parë do të falet në ora 21:40 min me datën 12. Prill 2021, dita e Hënë.
  • Fillimi i agjërimit do të jetë në ora 04:33, dita e Martë, më datën 13. Prill 2021. Pra përfundimi i syfyrit dhe fillimi agjërimit.
  • Para çdo namazi të teravis do të ketë ligjëratë të shkurtë në qoftë se gjendja e pandemisë së COVID-19 përmirësohet dhe nëse do të lejohet hapja e xhamijave.
  • Më 29. Prill 2021, dita e Enjte ose më 17 Ramazan parashikohet të jetë Dita e Bedrit.
  • Më 08. Maj 2021, dita e Shtunë ose më 26 Ramazan parashikohet të jetë Nata e Lejl. Kadrit
  • Më 13. Maj 2021, dita e Enjte do të bëhet falja e Fitër Bajramit në lokalin e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 OSLO në qoftë se gjendja e pandemisë së COVID-19 përmirësohet dhe nëse do të lejohet hapja e xhamijave.

Nëse keni ndonjë propozim apo ndonjë ide gjatë muajt Ramazan ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose na shkruani në e-post adresën [email protected].

Jemi të gatshëm që së bashku të japim angazhimin për gjëra që janë në dobinë e të gjithëve.

QIKSHN ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.

Imsakijen (kohoren e Ramazanit) mund ta shkarkoni këtu…

Me respekt

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Kryesia e QIKSHN’së

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept