Rrikujtes për në mbledhjen e përgjithëshme vjetore!

Të nderuar anëtarë,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare ju rrikujton për mbledhjen e përgjithshme vjetore.

Koha: E shtunë, 07.11.2015, ora.15:00 – 17:00 

Vendi: Në lokalet e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare, adr. Sverres gate 8, 0652 Oslo

Kush: Anëtarët me te drejtë vote, mbi 18 vjet.Thirreni në mbledhjen  jashtëzakonshme të përgjithshme me agjendën e përkohshme siç vijon:

  1. PËRMBAJTA E AGJENDES
  • A) Zgjedhja e kryesuesit të mbledhjes       
  • B) Zgjedhja e  referentit dhe dy anëtarëve për të nënshkruar protokollin
  • C) Takimi është thirrur në mënyrë legjitime
  1. RAPORTI VJETOR DHE LLOGARITË PËR VITIN 2014
  •  A) Raporti vjetor dhe llogaritë për vitin 2014, kryesia në largim paraqet llogarinë për vitin 2014
  1. NDRYSHIMI I TË DREJTËS SË NËNSHKRIMIT
  •  A) Ndryshimi i autoritetit për të drejtë nënshkrimi
  1. PUNËSIMI I NJË IMAMI TË RI
  • A) Paraqitja e propozimit për punësimin permanent të një imami të ri në xhami
  1. ZGJEDHJA E KRYESISË SË RE
  • A) Zgjedhja e kryesisë së re
  1. ÇËSHTJE TJERA
  • A) Çështjet duhet të paraqitet me shkrim 14 ditë para mbledhjes së jashtëzakonshme të përgjithshme që do të mbahet  më 07.11.2015
  1. B) Të tjera
  1. LIGJËRAT DHE USHQIM
  • A) Pas mbarimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të përgjithshme do të ketë ligjëratë dhe do të shërbehet ushqim.

Anëtarët e QIKSH-it që dëshirojnë të kanditojne për në kryesinë e re, mund të paraqesin kandidaturën e tyre me shkrim në e-post adresën adm@qiksh.no. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturës për në kryesin e re është 27.10.2015

Me respekt

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Print Friendly, PDF & Email