Urime Festa e Kurban Bajramit!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzojme rastin që në emër të kryesisë dhe imamit të Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji t’ju urojme të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit.

Me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.

Në këtë ditë të shënuar për muslimanët, të përkujtojmë edhe sakrificën e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.

Është kjo ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Andaj të gjithë besimtarëve kudo që janë urojmë festën e Kurban Bajramit, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretërojë paqja, qetësia dhe toleranca.

Me respekt,

Kryesia dhe imami i QIKSHN’së