Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan 2026/1447H

Me këtë rast shprehim nderin që të gjithë besimtarëve të fesë islame dhe anëtarëve të QIKSHN-së t’ju urojmë muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit, duke iu lutur Allahut të Madhëruar që ta pranojë agjërimin dhe adhurimet tona.

QIKSHN ju njofton se gjatë muajit të Ramazanit, orari i ligjëratave dhe namazeve do të jetë si më poshtë:

  • Namazi i parë i Teravive do të falet më 18.02.2026 (e mërkurë) në ora 19:11.
  • Fillimi i agjërimit:Përfundimi i syfyrit dhe fillimi i agjërimit do të jetë më 19.02.2026 (e enjte) në ora 05:30.
  • Para namazit të drekës dhe ikindisë – lexim Kur’ani dhe Mukabele nga ndihmës-imami.
  • Para çdo namazi të Teravive – ligjëratë e shkurtër nga Dr. Berat Hashani dhe ndihmës-imami.
  • 28.02.2026 (e shtunë) – Iftar i përbashkët për gratë.
  • 07.03.2026 (e shtunë) – Tribunë fetare dhe iftar i përbashkët për burrat. Ligjërues mysafir special nga vendlindja.
  • 07.03.2026 (e shtunë) ose 17 Ramazan – parashikohet Dita e Bedrit.
  • 16.03.2026 (e hënë) ose 26 Ramazan – parashikohet Nata e Lejletul Kadrit.
  • 20.03.2026 (e premte) – Falja e Namazit të Fitër Bajramit në ora 07:30, në lokalin e QIKSHN-së, Sverres gate 8, 0652 Oslo.

Nëse keni ndonjë propozim apo ide gjatë muajit të Ramazanit, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose në adresën elektronike adm@qiksh.no.

Jemi të gatshëm që, së bashku, të angazhohemi për aktivitete në dobinë e të gjithëve.

QIKSHN ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim të sinqertë dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.