Njoftim për aktivitetet gjatë muajit Ramazan 2026/1447H

Me këtë rast shprehim nderin që të gjithë besimtarëve të fesë islame dhe anëtarëve të QIKSHN-së t’ju urojmë muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit, duke iu lutur Allahut të Madhëruar që ta pranojë agjërimin dhe adhurimet tona.

QIKSHN ju njofton se gjatë muajit të Ramazanit, orari i ligjëratave dhe namazeve do të jetë si më poshtë:

  • Namazi i parë i Teravive do të falet më 18.02.2026 (e mërkurë) në ora 19:11.
  • Fillimi i agjërimit:Përfundimi i syfyrit dhe fillimi i agjërimit do të jetë më 19.02.2026 (e enjte) në ora 05:30.
  • Para namazit të drekës dhe ikindisë – lexim Kur’ani dhe Mukabele nga ndihmës-imami.
  • Para çdo namazi të Teravive – ligjëratë e shkurtër nga Dr. Berat Hashani dhe ndihmës-imami Bejan Baki.
  • 27-28.02.2026 (e premte – e shtunë) – Mysafir nga Kosova, hoxhë Rexhep Bytyqi.
  • 28.02.2026 (e shtunë) – Iftar i përbashkët për gratë.
  • 07.03.2026 (e shtunë) – Tribunë fetare dhe iftar i përbashkët për burrat. Ligjërues mysafir special nga vendlindja, Prof. Musa Musai.
  • 07.03.2026 (e shtunë) ose 17 Ramazan – parashikohet Dita e Bedrit.
  • 16.03.2026 (e hënë) ose 26 Ramazan – parashikohet Nata e Lejletul Kadrit.
  • 20.03.2026 (e premte) – Falja e Namazit të Fitër Bajramit në ora 07:30, në lokalin e QIKSHN-së, Sverres gate 8, 0652 Oslo.

Nëse keni ndonjë propozim apo ide gjatë muajit të Ramazanit, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose në adresën elektronike adm@qiksh.no.

Jemi të gatshëm që, së bashku, të angazhohemi për aktivitete në dobinë e të gjithëve.

QIKSHN ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim të sinqertë dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekuar.

This website stores cookies on your computer. These cookies are used to provide a more personalized experience and to track your whereabouts around our website in compliance with the European General Data Protection Regulation. If you decide to to opt-out of any future tracking, a cookie will be setup in your browser to remember this choice for one year.

Accept or Deny