Sharti i katërt

VE RESULIHI – TË BESUARIT NË PEJGAMBERET E ZOTIT

Të dërguarit e Zotit xh.sh. (pejgamberet) janë njerëz të zgjedhur, të cilëve Allahu xh.sh ua çoi shpalljen e Vet për t’ua treguar dhe sqaruar njerëzve. Pejgamber të Zotit xh.sh. ka pasur shumë sa që nuk mund t’i numërojmë e as emrat e tyre nuk i dimë. Në Kur’an janë cekur emrat e 25 pejgambereve, ndër ta më të dalluar janë: Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isai dhe Muhammedi a.s.

 

CILËSITË E PEJGAMBEREVE TË ZOTIT

Të gjithë pejgamberet e Zotit kanë qenë njerëz të zgjedhur. Ata kanë qenë të besueshëm, të mençur, të drejtë dhe në pikëpamje kanë qenë shembull për njerëzit e tjerë. Janë dalluar nga njerëzit e tjerë me këto cilësi: Sidk, Emanet, Teblig, Ismet dhe Fetanet.

Sidk – kanë folur vetëm drejtë,

Emanet – kanë qenë plotësisht të sigurt e të besueshëm,

Teblig – shpalljen e Zotit ia kanë shpjeguar njerëzisë saktësisht,

Fetanet – kanë qenë të mençur dh të zgjedhur.

Pejgamberi i parë është Ademi a.s. Ai njëherit është njeriu i parë në rruzullin e tokës. Prej tij dhe gruas së tij, hazreti Havës, rrjedh e gjithë origjina njerëzore.

Pejgamberi i fundit është Muhammedi a.s. Pas tij nuk dot ë vijë asnjë pejgamber tjetër, ashtu siç nuk do të vijë as shpallje tjetër pas Kur’anit.

Kur përmendet emri i ndonjë pejgamberi të Zotit, duhet thënë: >>Alehisselam<< (Zoti e shpëtoftë atë!). Kjo shkurtimisht shkruhet a.s