Kërkesë nga stafi i Aeroportit të Prishtinës «Adem Jashari»

airportprishtinaTë nderuar bashkatdhetarë,

Së fundi, aeroporti jonë është nominuar për një çmim me famë ndërkombëtare, në kategorinë e aeroportit më të mirë Evropian 2015, nga një panel ekspertësh në World Travel Awards.

Puna jonë kolektive në krijimin e një aeroporti të klasit botëror është njohur dhe ne jemi krenarë për këtë arritje.

Vendi jonë është duke u bërë i rëndësishëm për rajonin, dhe ne do të dëshironim që ai të jetë fuqia drejtuese e gadishullit në të cilin gjendet. Për të arritur atë pritje aq të lartë, ne duhet të vazhdojmë me punën tonë të palodhur.

Ky aeroport me krenari mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, andaj le të dëgjojë këtë emër cdo shtet fqinjë dhe mbarë bota duke na shtuar krenarinë e shtetit tonë.  Le ta bëjmë flamurin Kosovar të valvitet i pari në Evrope në krye të listës se aeroporteve te shteteve te nominuara per te njejtin cmim duke lënë pas shtetet si Spanja, Zvicra, Gjermania, Franca, Portugalia, Anglia dhe Holanda.

Fituesi i këtij çmimi vendoset me numrin e votave nga publiku dhe ne synojmë që të fitojmë atë çmim andaj luteni që të inkurajoni të gjithë bashkatdhetarët tonë kudo që gjenden në Botë që të votojnë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ si Aeroporti më i mirë Evropian.

Procesi zgjat vetëm disa minuta.

Vetëm shkoni në: http://www.worldtravelawards.com/award-europes-leading-airport-2015; dhe pas regjistrimit, ju mund të votoni për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si Aeroporti më i mirë Evropian.

Ne jemi mirënjohës për kohën e juaj, dhe shpresojmë të jemi në shërbimin e juaj për çka do që mund të ju ndihmojmë në të ardhmen.

Me respekt,

AEROPORTI NDERKOMBETAR I PRISHTINES

‘ADEM JASHARI’

Vërejtje!!! Stafi i QIKSHN’së nuk mbane asnjë përgjegjësi në lidhje me këtë kërkes, por e kemi bërë publikimin e këtij informimi pasi që na është bërë kërkesa nga stafi i Aeroportit të Prishtinës.

Print Friendly, PDF & Email
Vi ønsker at du skal være trygg når du bruker dette nettstedet. Vi benytter cookies for å sikre at du får en best mulig brukeropplevelse og for å hente inn statistikk slik at vi kan analysere hvordan nettstedet benyttes. Vi bruker også cookies for å kunne tilpasse innholdet til deg, og for å kunne målrette annonser til deg.  Trykk «Vis mer» for å lese mer om dette. Vis mer
Accept