Tejemmumi

Definicioni : “Tejemmum” do të thotë: shuplakët e duarve të vihen në dhe të pastër ose mbi gjëra prej dheu ose pluhuri, dhe t`i bihet fytyrës dhe krahëve deri pas bërrylave. 

Tejemmumi është nga veçoritë e Fesë Islame, me të cilën fe na dalloi All-llahu xh.sh. Po ashtu na dalloi me Pejgamberin më të lavdëruar i cili thotë: “Më janë dhënë pesë gjëra, që nuk i kanë pasur të tjerët para meje; njëra prej atyre është se më është bërë toka faltore (mesxhid) dhe e pastër, çdo njërin prej ummetit tim kudo që e arrin koha e namazit mund të falet”. S’ka dyshim se tejemmumi është lehtësim për myslimanët, sepse në raste kur nuk ka mundësi që të merr abdes e as gusul mund të marrë tejemmum, e tejemmumi e zëvenëdson abdesin dhe guslin.

ARSYET QË LEJOHET TË MERRET TEJEMMUM JANË

  • Kurë uji gjendet larg së paku 30 min të ecur në këmbë (2 km).
  • Kurë shëndeti keqësohet po të merret abdes ose gusul (me lejen e mjekut mysliman).
  • Për shkak të ftohtit të madh nga i cili njeriu mund të vejë veten në rrezik (sëmuret).
  • Friga nga armiku ose ndonjë egërsirë që gjendet në anën e ujit.
  • Nga frika e mungesës së ujit për pije, edhe në qoftë se ka nevojë edhe kafsha.
  • Frika se do të kaloj koha e namazit të xhenazes ose bajrameve (shkaku i kohës së shkurtë).

KUSHTET KRYESORE TË TEJEMMUMIT (FARZET)

  • Nijeti të vendosurit për tejemmum).
  • Arsyeja që lejon të marrësh tejemmum.
  • Të merret tejemmumi me dhe të pastër.
  • Mos të gjendet gjë sendi që e pengon marrjen e tejemmumit (llak, ngjyrë, etj…).
  • Të jepet mes’hi me tërë dorën ose me pjesën më të madhe të saj.
  • Tërë fytyrës dhe duarve deri pas bërrylave t’u jepet mes’h (të fërkohet me dhe).

SI MERRET TEJEMMUM

Në fillim thuhet: Eudhu bil-lahi minesh-shajta-nirr-rraxhijm Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahijm. Vendosa të marr tejemmum për të falë namaz, ose për të lexuar Kur-an; e zgjedh vendin ku ka dhe të pastër ose pluhur, dy shuplakat e duarve i shtrijmë në dhe ose pluhur, pasi që ngritën shkunden dhe me të dy duart i biem fytyrës, e përsëri herën tjetër i shtrijmë duart në dhe e me dorën e majtë i biem krahut të djathtë një herë, fillojmë prej gishtave e deri te bërrylat, e me dorën e djathtë i biem krahut të majtë.

SUNNETET E TEJEMMUMIT

  • Në fillim të përmendet emri i Zotit.
  • T’i jepet mes’h më parë fytyrës e pastaj krahëve.
  • Tejemmumi të merret pa ndërprerje.
  • Të fillojë më parë me krahun e djathtë.
  • Të kryhet tejemmumi sikur që përmendëm lartë.

ÇKA E PRISH TEJEMMUMIN

  • Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe tejemmumin.
  • Kur të gjejmë ujë, prishet tejemmumi.
  • Kurë të kaloj shkaku i cili na shtynë që të marrim tejemmum, p.sh. largimi i armikut nga vendi i ujit.

FJALA PËRFUNDIMTARE MBI TAHARETIN

Pastrimi, para së gjithash, është paraparë për namaz. Krahas kësaj pastërtia si e tillë është e këndshme edhe për Zotin xh.sh. edhe për njeriun, e në të njëjtën kohë ajo është kushti themelor për ruajtjen e shëndetit. Parimet islame prej nesh kërkojnë pastrimin tërë trupit (larjen) dhe abdesin (pesë herë në ditë). natyrisht, pastrimi është i nevojshëm për të mënjanuar ndyrësinë e dukshme nga trupi, nga rrobat dhe nga vendi ku banojmë dhe ku falim namaz. Nga kjo kuptojmë se myslimani duhet t’i kushtoj kujdes të veçantë pastërtisë, të rijë i pastër dhe të jetë shembull për të tjerët.