Ndihmat e tubuara për vërshimet në Shkup!

Të nderuar antarë/xhematë të QIKSHN’së!

Pas përfundimit të aksionit për ndihma humanitare për vërshimet e fundit që ndodhën në Shkup, kryesia e QIKSHN’së arriti që të tubojë gjithësej kr. 45.399,- nga antarët dhe xhemati i QIKSHN’së.

Këta të holla janë lëshuar në xhirrollogarin e Shoqatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë” në Shkup ku edhe pritet që këtë të holla të shpërndahen aty ku ka nevojë më së shumti.

Ne jemi në pritje të një raporti më të detajuar se ku janë shpërndar këto ndihma nga Shoqata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”. Raporti do të bëhet publik pasi që ta kemi pranuar nga kjo organizatë humanitare.

Lusim Allahun xh.sh. që të shpërblejë të gjithë ata që ndihmuan vllezërit dhe motrat tona në Shkup.

Allahu xh.sh. ju shpërblefte të gjithëve!

Vëretje! Ky aksion i ndërmar nga QIKSHN, ka përfunduar sipas afatit të paraparë dhe xhirrollogaria është mbylluar.

Bashkangjitur gjeni një pasqyr nga mjetet e tubuara për këtë aksion.

Me respekt
Kryesia e QIKSHN’së

ndihme-shkupit