Qëndrimi i islamit ndaj diturisë, arsimit dhe shkencës

Vlera e diturisë fillon me njeriun e parë.

Zoti i Lartmadhëruar,Ademit a.s , njeriut të parë të njerëzimit, pasi ia mësoi emrat e të gjitha çështjeve dhe sendeve,  i urdhëroi melaqet për ti ra në sexhde, përderisa sa ishte krijesë prej trupi (krijese prej balte) nuk kërkoi prej melaqve ti binin në sexhde Ademit.”Dhe ia mësoi Ademit të gjitha emrat(shkencën)”.(El Bekare 31)

Nga kjo kuptohet se Melaqet e kanë nderuar, e kanë respektuar dhe i kanë ra në sexhde Ademit a.s. vetëm pasi që ka arritur nivelin e diturisë dhe shkencës. Zoti i Lartmadhëruar nuk i ka urdhëruar melaqet ti bëjnë sexhde Ademit a.s. para se t’ia mësoj emrat, por Zoti i Lartmadhëruar i ka urdhëruar pasi që melaqet nuk i kanë ditur emrat, “Tha më tregoni për emrat(diturinë shkencën) nëse flisni të vërtetën (Melaqet) i thanë,Qofsh i Lartësuar ne uk dimë përpos asaj që na ke mësuar”

E, Ademi a.s. i ka ditur emrat.ka mësu shkencë, pastaj Zoti i Lartëmadhëruar i ka thënë Ademit:Tregoju atyre (melaqve) emrat(shkencën). e pasi që Ademi a.s ka tregue për emrat(shkencën),Zoti i ka urdhëruar Melaqet ti binë në sexhde Ademit me diturinë dhe shkencën e tij.”Dhe ne u thamë melaqeve bini në sexhde Ademit”, Kjo nënkupton se njeriu e ka vlerën dhe respektin kur arrin nivel të lartë arsimor dhe shkencorë.

Vlera e diturisë fillon me zbritjen e ajeteve të para

 

Njeriu nëpërmjet arsimit dhe shkencës e kupton qëllimin e krijimit të tij dhe e njeh vetveten,e kupton gjithësinë dhe e njeh Krijuesin e tij. Kjo ka qenë edhe arsyeja se Muhamedit a.s. ajetet e para i kanë zbritur për hulumtim, studim dhe shkencë e jo adhurim.

“Lexo me emrin e Zotit tënd,i cili Krijoi,

E krijoi njeriun nga një droçkë gjaku

Lexo se Zoti yt është më Fisniku

Ai është i cili ia mësoi njeriut pendën,

Ia mësoi njeriut atë që nuk e dimte”. (el-Alek 1-5).

Kjo është jehona e parë e cila e çmon dhe e lartëson vlerën e diturisë dhe i shpall luftë analfabetizmit neglizhent dhe vendos vulën e arsimimit dhe shkencës.

 

Allahu, melekët dhe dietarët

Allahu i Lartmadhëruar aq shumë i ka lartësuar gradat e dijetarëve saqë i bashkëngjit me veten e Tij dhe melekët në dëshminë e Njëshmërisë së Tij dhe konfirmimin e drejtësisë së Tij .

Dëshmon Allahu,se nuk ka Zot pos Tij edhe melekët dëshmojnë një gjë të tillë, edhe të pajisurit me dituri (dëshmojnë Njëshmërinë e Krijuesit)duke mbajtur drejtësi .(Ali Immran,18)

Kjo nuk është çudi, sepse si mundet mendjet e dobëta dhe njohuritë e ngushta të kuptojnë Lartësinë e të Madhërishmit, të Lartit! dhe si mundet ai që jeton në errësirë dhe injorancë ta njoh realitetin mbi Zotin e jetës!, apo si mundet i padituri të kuptojë një segment prej cilësive të Tij madhore dhe fakteve të Tij të larta.

 

Gjithësia është shkolla e besimit

Ai i cili analizon Kur’anin bindet se gjithësia është shkollë e besimit të së vërtetë, e dituria është mësimi në atë shkollë, dhe se hapi i parë në atë shkollë është një argument më shumë për të besuar dhe për të vërtetuar të vërtetën e Islamit, Islami rritet me dituri ashtu siç rritet trupi i njeriut me ushqim. Islami zhvillohet me dituri ashtu siç zhvillohet bima prej rrezeve të dritës dhe thithjes së ujit.

Në islam shkenca ka vlerë të madhe. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:

“ata nga mesi i juaj,që besojnë dhe të cilëve u është dhënë dituria,Allahu do ti ngritë në shkallë të larta(el- Muxhadele, 11)

Po mos të ishte shkenca dhe arsimimi çështje shumë e rëndësishme Zoti i Lartmadhëruar nuk do t’i thoshte Muhamedit s.a.v.s. që të lutet: “Dhe thuaj: O Zoti im! Më shto dituri”.(Ta Ha 114).

 

Dituria është rruga për të njohur Krijuesin

Dituria, arsimi dhe shkenca janë rruga për të njohur krijuesin, për të kuptuar gjithësinë, sepse pa logjikë dhe mendje nuk kuptohen ajetet, pa analizë dhe pa të menduar nuk mund të kuptohet kush i ka zbritur ajetet e Kur’anit, pa dituri, shkencë dhe arsim nuk mund të kuptohën as ajetet, as shpallësin e ajeteve të Kur’anit.

Teoritë dhe idetë pa argument nuk kanë vlerë. Ai i cili analizon ajetet e Kur’anit sheh qartë gjurmët e logjikës, mendjes dhe shkencës. Logjika, dituria dhe shkenca janë kusht themelorë për të njohur Krijuesin. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

Thuaj(O Muhamed):Më tregoni mua çka kanë krijuar në tokë,dhe çfarë pjesmarrje kanë ata në qiej,të cilëvet në vend të Allahut u luteni?Ma sillni një libër të hershëm për të vërtetuar këtë ose më sillni ndonjë gjurmë të dijës,nëse flisni të vërtetën”.(el-Ahkaf,4)

Ata të cilët injorojnë Krijuesin e tyre nuk kanë argument se kanë njohuri dhe shkencë, por përkundrazi është argument i mos arsimimit dhe mos diturisë së tyre. Për ta Zoti i Lartmadhëruar thotë:

Disa njerëz diskutojnë për Zotin pa kurrfar diturie, pa udhërrëfyes dhe pa Libër ndriques (el-Haxh, 8.)

Në Kur’an pandërprerë përsëritet refreni i përfundimit të ajetit si vijon:

Pa dyshim ,në këto ka shenjapër njerëzit që kanë mend”. (err-Rradë, 4)

“Vërtet këtu ka këshillëpër të diturit”. ( en-Neml, 52)

“Vërtet këtu ka treguespër njerëzit që kuptojnë”. (  en-Nahl, 11)

Padyshim ,në këtë ka shenja për të diturit”. (er-Rum, 22)

“ Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzëve qëlogjikojnë dhe analizojnë”.  (Junus, 10)

Ai i cili analizon ajetet e Kur’anit kupton qartë se Islami e obligon muslimanin të studioj dhe ia obligon shkencën dhe arsimimin. Në personalitetin e muslimanit Shkenca dhe arsimi janë dy pjesë të pandashme.

Në islam feja është shkencë dhe dituri, dituria dhe shkenca janë fe, që do të thotë Islami bënë bashkimin e shkencës me fenë. Prej qëllimeve kryesore të islamit është edukimi dhe arsimimi i njeriut, me fjalë tjera kompletimin e njeriut në të gjitha aspektet si në aspektin truporë ashtu edhe në atë shpirtërorë.pasi që dihet se njeriu udhëhiqet prej mendjes dhe zemrës e jo prej syrit dhe veshit.

Gjatë tërë kohës mesjetare Kisha ka pasur termin shkenca është armik i fesë, mendimi (logjika) është armik i besimit. Ky ka qenë shkaku se në perëndim shkenca dhe dituria kanë qenë shkak i faktorëve të urrejtjes ndaj kishës dhe ka filluar një epokë e re, e ajo epokë është quajtur epoka e Renesancës (rilindjes).

Kështu ka qenë  njerëzimi edhe para dërgimit të Muhamedit s.a.v.s.,njerëzimi ka qenë në injorancë dhe errësirë, ndërsa ardhja e Muhamedit s.a.v.s. i ka nxjerr prej errësirës së injorancës në dritën e arsimimit dhe shkencës.Ardhja e Muhamedit a.s. ka qenë sikurse shiu që ngjallë tokën e vdekur, e cila një kohë të gjatë ka pasur thatësi të madhe. Shkencat islame dhe shkenca në përgjithësi kanë ngjallë zemrën e vdekur. Në Sahihajn është i rexhistruar hadithi ku Muhamedi s.a.v.s. thotë:     .

“Shembulli i dërgimit tim prej Allahut me udhëzim dhe dituri i ngjan shembullit të shiut i cili bie në tokë, dhe, një pjesë e tokës e cila është e mirë dhe e pëlleshme,e pranon ujin dhe nga aty mbin bimë, krijohet gjallëri dhe gjallesat ushqehen, toka  ka qenë e thatë por e ka pranuar ujin dhe All-llahu ka sjellë dobi, sepse njerëzit  kanë pi, kanë ujitur dhe kanë gjallëruar. Ndërsa pjesa tjetër e tokës e cila është e thatë nuk e pranon ujin, dhe nga aty nuk mbin bimë dhe nuk ka gjallëri.

Ky është shembulli i atyre të cilët thellohen në kuptimin e diturisë së All-llahut dhe i sjellin dobi (njerëzimit) duke u arsimuar dhe duke i arsimuartjerët.dhe shembulli i atyre të cilët nuk e ngrenë kokën dhe nuk e pranojn udhëzimin e All-llahut me të cilin udhëzim jam i dërguar”.

 

Dispozita e diturisë në Islam

Bëhet pyetja: Çfarë dispozite ka dituria në islam?

Në islam ndonjë pjesë e diturisë është farz ajn (obligim i individit), një pjesë tjetër farz kifaje (obligim i shoqërisë), një pjesë tjetër vaxhib, një pjesë tjetër sunet, një pjesë tjetër e pëlqyer, një pjesë mekruh, dhe një pjesë haram.

Farz ajn (obligim individual) është të mësuarit dhe të arriturit e diturisë aq sa i nevojitet njeriut për fenë dhe jetën e tij,

Farz kifaje (obligim kolektiv) është dituria e cila përpos vetes i sjell dobi edhe tjerëve me diturinë e përfituar.

E pëlqyer (mendub) është të thelluarit në çfarëdo shkence si në shkencën e fikhut apo të mjekësisë, etj,.

Haram është të mësuarit e sihrit (magjisë).

Mekruh është të humburit kohë në çështje që i mëson të tjerët vetëm me humb kohë, apo çka është në kundërshtim me parimet islame.

 

Islami dhe dituritë e dobishme

Muhamedi s.a.v.s. ka bërë lutje : “O Zoti im, më jep dituri të dobishme”.

Muslimani duhet t’i njeh bazat, që sot quhen shkenca shoqërore siç janë: psikologjia, sociologjia, ekonomia, filozofia, etika, historia etj, sepse njeriu është qenie shoqërore. po ashtu muslimani duhet të mësoj shkencën e cila bazohet në kërkim, eksperimentim dhe që i nënshtrohet masave dhe kontrollimeve siç janë: fizika, kimia, biologjia, gjeologjia, astronomia, anatomia, mjekësia, etj, ashtu sikurse i mëson edhe shkencat fetare, sepse nëse i bëjmë vështrim ajeteve Kur’anore dhe haditheve të Muhamedit s.a.v.s. shohim se fjala “dituri” asnjëherë nuk është përkufizuar në dituri fetare, por fjala “dituri” ka për qëllim dituritë (shkencat) fetare, dituritë (shkencat) natyrore dhe dituritë (shkencat) shoqërore.

Feja nuk mund të ketë rëndësinë e saj pa i pasur të gjitha këto shkenca në shërbim të saj. Islami është feja e cila e bënë bashkimin e diturisë dhe fesë, dhe nxitë për hulumtim, zhvillim dhe shkencë.

 

Dituria dhe fëmijët

Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote dhe lumturi e jetës, për to Kur’ani thotë:

“Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote”. (El Kehf,46)

Mirëpo më e dobishme se pasuria dhe më e dobishme se fëmijët është dituria, arsimi dhe shkenca.

Mus’ab ibn Umeri e ka këshilluar birin e tij duke i thënë: “O biri im arsimohu dhe përfito dituri se nëse ke pasuri dituria është stoli e asaj pasurie, e nëse nuk ke pasuri, vet arsimimi yt dhe dituria jote është pasuri.

Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:

Kur vdes njeriu i ndërpriten veprat e tij përpos tre çështjeve: Lëmoshës qarkulluese, diturisë frytdhënëse, dhe fëmijës i cili lutet për të”.

Shikoni pra si Muhamedi s.a.v.s.  ka barazuar diturinë, pasurinë dhe fëmijët. Mirëpo nga këto tri çështje dituria dhe arsimimi kanë përparësi ndaj pasurisë dhe fëmijëve.Pas vdekjes Pasuria dhe fëmijët  ndalen dhe nuk të përcjellin më larg se deri te varri, ndërsa dituria vazhdon rrugën me ty edhe në varr,  vazhdon dhe qëndron me ty edhe pas vdekjes, këhtu pra në krahasim me dy të parat është më e vlefshme dhe më e dobishme.

 

Dituria dhe pasuria

Dituria është trashëgimtare e pejgamberëve, pasuria ka nevojë për t’u ruajtur, ndërsa dituria e ruan pronarin e tij. Dituria e forcon njeriun për të kaluar urën e siratit, ndërsa pasuria mund të jetë penguese e kalimit të urës së siratit.

Sulejmani a.s. ka pasur pasuri të madhe, ka qenë mbret mirëpo asnjëherë nuk është krenuar me pasurinë dhe mbretërinë e tij, por sa i përket diturisë ai ka thënë: “…O ju njerëz ne jemi në shkallë të lartë të diturisë saqë jemi në gjendje të kuptojmë edhe shpendët…”.(en Neml,16)

 

Dituria dhe pushteti

Dituria të sjellë pushtet, pasuri dhe qeverisje. Sulejmani për të mbizotëruar frontin e Belkisës,ai nuk ka thënë se e lëvizi frontin e Belkisës me me forcën e dorës sime por ka kërkuar këshillë dhe ndihmë prej tjerëve, në atë mes është paraqitur i dituri (i shkencës) i cili i ka thënë unë e sjelli frontin e Belkisës para se të lëvizësh vendin, para se ta përfundosh fjalën. Dhe ashtu ka ndodhur, siç e tregon Kur’ani:

“Por ai që ishte pajisur me diturinë e Librit tha:”Unë do ta sjell(frontin) e saj ty sa qel e mbyll sytë”.Kur(Sulejmani)e pa të vendosur para tij,tha Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim..”(en-Neml,40).

 

Dituria është rruga e Allahut

Muslimani asnjëherë nuk ngopet me të mirat të cilat i dëgjon deri sa të hyjë në xhenet. Ai i cili kërkon dituri dhe arsimohet është në rrugë të All-llahut. Dituria dhe arsimimi janë shpirti i islamit dhe thelbi i tij. Islami pa dituri dhe arsimim nuk mund të jetë i sigurt, e i garantuar dhe nuk mund të ekzistoj. Në këndvështrimin Islam njerëzit i takojnë njërë sprej dy grupeve: ose nxënës që arsimohet dhe kërkon udhëzim, ose dijetarë arsimues që kërkon zgjerim, hulumton dhe thellohet në shkencë, pos këtyre dy grupeve të gjithë të tjerët janë të pavlerë dhe të parëndësishëm. Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Arsimtari dhe nxënësi janë partnerë në mirësi, e në njerëzit tjerë nuk ka dobi”( Transmeton ibni Maxhe)

“Ai i cili studion, arsimohet dhe arsimon ka vlerë më të madhe se të shehidit. Në ditën e Kijametit do të matet në peshojë ngjyra e dijetarit dhe gjaku i shehidit ndërsa do të peshojë ngjyra e dijetarit mbi ngjyrën e shehidit. Lusim All-llahun e Lartmadhërishëm që t’na shtojnë diturinë të na arsimon, të na ngritë në shkallë të larta me shehidët dhe pejgamberët në xhenetet më të larta”

Dr. Musli Vërbani