Manifestimi i Pavarësisë së Kosovës!

Sot në lokalet e QIKSHN’së u manifestua 8 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Kjo datë historike sot në kohë të paralajmëruar u shënua mu në qendër të Oslo,s përkatësisht ne lokalet e QIKSHN-së ku dhe shkolla shqipe “Naim Frashëri” zhvillon veprimtarinë e saj arsimore që nga themelimi i saj.

Të pranishëm në këtë manifestim ishte një numër i madhë i prindërve dhe nxënësve që vijojnë mësimet ne gjuhën amëtare pranë kësaj shkolle. Për moderimin dhe udhëheqjen e këtij programi u përkujdes sekretati i Shoqatës Rilindja z.Metush Bajrami dhe moderatori i Radio Rilindjes z.Alush Baliqi. Ndërsa për inçizimin e këtij programi u përkujdesë anëtari i kryesisë së QIKSHN’së z. Musa Asani.Fjala përshëndetëse ju dha veteranit të arsimit shqip në Oslo prof. Tahir Hazirit, anëtarit të kryesisë së QIKSHN-së z.Musa Asanit, pastaj fjala ju dha edhe z.Fatmir Shabanit, teolog dhe mësues i mësim-besimit islam për shumë vite pranë QIKSHN’së! 

Mësuesi Imri Trena udhëhoqi programin e pergaditur me nxënësit e dy cikleve. Cikli i ulët ku mësues pra është vetë Imri Trena dhe cikli i lartë ku mësues është profesori i histrorisë Mustaf Ibrahimaj. U recitua për këtë ditë të madhe të kombit, ditën e shtetëbërjes së Kosovës, për të rënët e kombit, për flamurin kuq e zi, dhe per nënat shqiptare.

Shoqata Rilindja për në fund paraqiti dokumentarin apo reportazhin e Pavarësisë së Kosovës duke bë përfishrjen e të të gjithë liderëve politik e ushtarak të asaj kohe, qe ishin direkt të kyqur ne shtetëbërjen e Kosovës! Kurse sot për keqardhje i kemi të përçarë e të ndarë në subjekte te ndyshme politike dhe të inflitruar në afera korruptive!

Si do që të jetë Kosova është shtet, dhe ne i urojmë Pavarësinë e saj sa do që të ketë jetë në tokë, ajo ta gëzojë shtetësinë.

Në fund u nda edhe torta e madhe e Pavarësisë e stolisur me dy flamujt tanë dhe poashtu me nje shije shumë të mirë. Kokteli vazhdojë ku të gjithë të pranishmit u servuan me pije dhe me deserte nga me te ndryshmet.

Falënderim të veçantë për aktivistet tanë që gjithnjë janë të gatshëm të bëjnë më të mirën për ne, poashtu edhe per prinderit qe sollen pije e ushqim dhe kryesinë e QIKSHN’së për torten e madhe!

Kështu pra në mënyrë tradicionale dhe shkëlqyeshëm u përmbyll edhe ky organizim i radhës.

Fotografit nga ky manifestim mund ti shiqoni ne Facebook profilin tonë. Shtypni këtu….

Print Friendly, PDF & Email