QIKSHN shtroi darkë solemne për arsimtarët!

Me rastin e 7 Mars’it Ditës së Mësuesit sot Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji u shtroi një darkë solemne të gjithë arsimtarët e shkollës shqipe «Naim Frashëri» dhe asaj të mësim-besimit «Urtësia» pran QIKSHN. Në këtë solemnitet ishin të ftuar veteranët e arsimit shqip që shumë vite dhanë kontributin e tyre pran shkollës shqipe si prof. Tahir Haziri, Rexhep Kurtishi dhe Ramush Zharku. Po ashtu të ftuar ishin edhe arsimtarët Imri Trena, Mustaf Ibrahimaj, Fatmir Shabani, Ermize Shabani, Fati Abdii dhe Azis Ajrulai të cilët për çdo ditë të Diele japin kontributin e tyre për tu mësuar fëmijëve tanë gjuhën e nënës, kulturën dhe traditat shqiptare dhe mësim-besimin islam.Në kuadër të këtij solemniteti kryesia e QIKSHN’së të gjithë arësimtarëve ju ndau mirënjohje dhe nga një dhuratë modeste.

Pasë darkës solemne kryesia e QIKSHN’së dhe arësimtarët diskutuan rrethë punëve dhe aktiviteve të ardhshëme që na presin dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

Prezent në këtë darkë solemne ishin edhe hoxha i përkohësh i QIKSHN’së Sali Bislimi nga Shkupi dhe ish imami i QIKSHN’së Bekim Sulejmani nga Tetova që ishte për vizitë në Norvegji. Ndërsa nga këshilli i prindërve të ftuar ishin Isak Asani dhe Metush Bajrami.

Të gjithë të pranishmit u ndan të lumtur nga ky solemnitet me shpres që në të ardhmen këto aktivitete të shtohen dhe bashkëpunimi të forcohet edhe më shumë.

IMG_5320 IMG_5317

Print Friendly, PDF & Email