FARZET E ABDESIT
-
Larja e fytyrës (prej ku nisen flokët e deri në fund të nofullës, nën mjekër dhe prej veshit deri në veshin tjetër).
- Larja e duarve deri mbi bërryla.
-
Mes-hi, një e katërta e kresë të fshihet me duar të lagët, duke filluar prej pjesës së përparshme të kresë.
- Larja e këmbëve deri mbi nyje.
Për të qenë abdesi i rregullt duhet të plotësohen këto kondita:
- Të mos pengohet depërtimi i ujit deri në lëkurë, p.sh. trupi të mos jetë i lyer me materie të yndyrshme, ose me llak që lyhen thonjtë.
- Uji që pastrohemi duhet ta përshkojë edhe pjesën më të vogël të trupit, në veçanti ata të cilët mbajnë unaza duhet ta rrotullojnë atë që të depërtojë uji nën të.
- Para se të marrim abdes, duhet t`i largojmë nga trupi të gjitha ato pengesa që e prishin abdesin, p.sh. në qoftë se të ka rrjedhur gjak, duhet të presim derisa të ndërpritet mirë gjaku, ose kur e kryen nevojën duhet të presim që të largohet mirë ndyrësia. E larë për abdes konsiderohet pjesa e trupit, kur nga ajo gjatë larjes pikojnë disa pika ujë.
Sunnetet e abdesit janë teprica mbi farzet që i ka bërë Pejgamberi a.s. dhe ka lypur prej nesh që t’u bashkangjitemi veprave të tij.
Ato janë:
-
Të përmendurit emrin e Zotit në fillim (të thuhet bissmilah).
- Nijeti (vendosja) për abdes.
- Lajmë duart rreth shuplakës tri herë duke fërkuar mire deri në kyçe (foto 01)
- Shpërlajmë gojën tri herë (foto 02)
- Shpërlajmë hundën tri herë (foto 03)
- Pastrojmë fytyrën gjithashtu tri herë «pastrimi të jetë i plotë, deri poshtë gushës». Mjekra e dendur të fërkohet me gishta që të depërtojë uji në lëkurë (foto 04)
- Pastrojmë dy krahët, gjithashtu deri në pjesën e sipërme të bërrylit duke filluar prej të djathtës, të njëjtën gjë e bëjmë edhe me krahun e majtë (foto 05)
- Tërë kafkës(kresë) t’i japim mes-h, një herë (foto 06)
- Veshët të fshihen me duar të lagët. Pastrimin e veshëve e bëjmë duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve (foto 07)
- Qafës i japim po ashtu mes-h, një herë (foto 08)
- Pastaj pastrojmë dy këmbët deri mbi kyçe duke pasur kujdes që të mos lëmë asnjë pjesë pa lagur «fillojmë me të djathtën dhe më pas të majtën» (foto 09)
- Pas marrjes së abdesit themi Elhamdulilah (Falënderimi i qoftë Allahut)

MUSTEHABET E ABDESIT
-
Të lahet e djathta para të majtës.
- Të kryhet larja e abdesit sipas rregullave.
-
Të vazhdojë mes-hi deri te qafa.
- Të mos flitet gjatë abdesit, (përpos disa lutjeve që lexohen).
- Gjat larjes së hundës, uji të merret me dorën e djathtë ndërsa ta nxjerrim me të majtën.
-
Më në fund të kthehet nga Kibla, të shqiptojë shehadetin e të thotë: O Zot më bën si ata, të cilët bëjnë taube (pendim) dhe nga ata të cilët rregullisht pastrohen. Duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit a.s. ku thotë:» Kush merë abdes e pastaj thotë Esh-hedu en lailahe il-lallah ve esh-hedu ene Muhammeden abduhu veresuluhu, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, hyn në cilën derë dëshiron.
MEKRUHET E ABDESIT
-
Të derdhurit ujë pa masë.
-
Të përplasurit e ujit gjatë marrjes së abdesit.
-
Të bisedohet gjatë marrjes së abdesit.
- Të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër.
- Kryerja e nevojës (të madhe ose të vogël), ose dalja e ndonjë gazi.
- Nëse të rrjedh gjak, limfë ose qelbë.
- Nëse vjell me gojën plot përnjëherë.
- Nëse pështyn gjak, apo ndryshohet ngjyra e pështymës në të kuqe.
- Nëse flenë i mbështetur.
- Nëse gjatë faljes së namazit qesh me zë.
- Nëse humbë vetëdija të bie të fiktë, dhe të çmendurit
UJI ME TË CILIN MERRET ABDES
-
Duhet të jetë i pastër.
-
Nuk lejohet që të merret abdes me ujë të ndotur.
-
Nuk lejohet të merret abdes me ujë në të cilin ka pire derri apo kanë ndotur kafshët.
-
Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve që uji qarkullon është I LEJUAR.
-
Uji është i lejuar kur nuk vjen erë (ndotjeje), është pa ngjyrë (dmth. nuk ka pisllëk në te).
MES-HI MBI FASHË – (lidhëz)
MES’HI MBI MESTE
- Mestet t’i mbulojnë nyjet e këmbëve.
- Të mbathen pasi që të marrim abdes.
- Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishta).
- Pa lidhur të rijnë të pëlqyera për këmbe.
- Që të mund të ecë me to, një largësi deri mbi gjashtëmijë metër (6 km).
- Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj.
Koha që mestet mund të mbahen të mbathura: Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km) e më shumë larg vendit që jeton.
- Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe mes-hin.
- Të qenit xhunub (gjendja kur njeriu është i obliguar të lajë tërë trupin.
- Nxërja e këmbës nga mestet, ose një pjesë më të madhe të këmbës.
- Mbarimi i kohës së mes

