Përshëndetje!
Dëshirojmë t’ju njoftojmë se ka ndodhur një gabim teknik në imsakijen për vitin 2026, ku muaji është shënuar gabim si «mars/april», ndërsa duhej të ishte «shkurt/mars».
Ky gabim është korrigjuar tashmë në formatin digjital dhe është në dispozicion për të gjithë përdoruesit online.
Megjithatë, ne duam të informojmë se në kalendarët dhe imsakijet që do pranoni përmes postës këtyre ditëve, gabimi ende është i pranishëm. Ju lutemi të merrni parasysh këtë ndryshim dhe të konsultoheni me versionin digjital për informacion të saktë.
Na vjen keq për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar kjo pasaktësi dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, mund të na kontaktoni.


