Myftiu i Shkodrës ligjëron në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Norvegji

Me ftesë të Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Norvegji, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, po qëndron për një vizitë disa ditore në Oslo të Norvegjisë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu mori pjesë në disa nga aktivitetet e QIKSHN-it, me rastin e Muajit të Ramazanit.

Në veçanti, ditën e xhuma, Myftiu mbajti ligjëratën para namazit të xhumasë, si dhe hytben e kësaj jave, në prani të një numri të madh besimtarësh nga trojet shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Oslo.

Në mesazhet e dhëna, Myftiu vuri theksin tek bekimet e mëdha, me të cilat Allahu (xh.sh) i ka begatuar shqiptarët me përqafimin e Islamit dhe kthimin e tyre në ambasadorë të përkushtuar të fesë së Allahut, në çdo cep të globit.

Myftiu mori pjesë edhe në tribunën fetare të datës 7 prill 2023, ku së bashku me të nderuarin Dr. Tahir Asllanaj, ligjëroi mbi ripërtëritjen shpirtërore dhe shërimin fizik, që shkakton agjërimi i Ramazanit tek besimtari.

Myftiu dha edhe një intervistë të gjatë për Radio Rilindja në Oslo, ku përcolli mesazhe me dobi, që lidhen me vlerat e Ramazanit, sikurse dha edhe përshtypjet e tij më të mira për aktivitetin e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Norvegji, si një kompleks shumëfunksional, themeluar që në vitin 1987.

Myftiu shprehu falënderimet e tij për Kryetarin e QIKSHN, H. Fatmir Shabani, imami e nderuar, H. Berat Hashani, si dhe stafin drejtues të qendrës.

Gjatë qëndrimit në Oslo, Myftiu Sytari u takua edhe me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Norvegji, ShTZ. Driton Kuqi, i cili prezantoi edhe në aktivitetetet e lartpërmendura.