Namazi i frikës

Me namazin e frikës nënkuptojmë namazet që falen në raste lufte, gjatë luftës me armikun.

Tregohet se muslimanët e parë gjatë betejave të ndryshme nuk guxonin ta lenin namazin edhe në luftëra, kjo mund të ndodh edhe me ne, e për këtë Sheriati Islam ka zgjedhur mënyrën e faljes pa mos u sulmua nga armiku.

Mënyra se si falet namazi i frikës:

Namazi i frikës falet në këtë mënyrë: Imami e ndanë xhematin (ushtrinë) në dy grupe, ashtu të reshtuar në safe, njëra grupë e falë namazin kurse tjetra rri në rojë, pas mbarimit të kësaj grupe falet grupa tjetër me imam tjetër.

Nëse nuk kanë mundësi të orientohen në drejtimin e Kibles do të falen në atë drejtim që janë, sepse kushti i drejtimit nga Kibla bie në këtë rast. Nëse keqësohet gjendja secili e falë namazin në vete.

This website stores cookies on your computer. These cookies are used to provide a more personalized experience and to track your whereabouts around our website in compliance with the European General Data Protection Regulation. If you decide to to opt-out of any future tracking, a cookie will be setup in your browser to remember this choice for one year.

Accept or Deny