Shprehim nderin që të gjithë besimtarëve të fesë islame dhe anëtarëve të QIKSHN’së t’ju urojmë muajin e Kur’anit dhe muajin e agjërimit dhe lutim Zotin të na e pranoj agjërimin.
QIKSHN ju njohfton se gjatë muajit të Ramazanit orari i ligjëratave dhe namazeve do të jetë me sa vijon :
- Teravia e parë do të falet në ora 20:03 min me datën 10. Mars 2024, dita e Diel
- Fillimi i agjërimit do të jetë në ora 04:31, dita e Hënë, më datën 11. Mars 2024. Pra përfundimi i syfyrit dhe fillimi agjërimit.
- Para çdo namazi të drekës dhe ikindis – Lexim Kur’ani nga hfz. Besar Ajdari
- Para çdo namazi të teravis do të ketë ligjëratë të shkurtë nga Dr. Berat Hashani
- Më 23. Mars 2024, dita e Shtunë – Tribun Fetare dhe Iftar – Ligjërues Zekirja Bajrami
- Më 27. Mars 2024, dita e Mërkurë ose më 17 Ramazan parashikohet të jetë Dita e Bedrit
- Më 05. Prill 2024, dita e Premte ose më 26 Ramazan parashikohet të jetë Nata e Lejl. Kadrit
- Më 10. Prill 2024, dita e Mërkurë do të bëhet falja e Fitër Bajramit në ora 07:00 në lokalin e QIKSHN-së në Sverres gate 8, 0652 OSLO
Nëse keni ndonjë propozim apo ndonjë ide gjatë muajt Ramazan ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni në tel.: 22 35 33 72 ose na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no
Jemi të gatshëm që së bashku të japim angazhimin për gjëra që janë në dobinë e të gjithëve.
QIKSHN ju dëshiron agjërim të pranuar, iftar të këndshëm, adhurim dhe devotshmëri gjatë këtij muaji të bekur.